Artistja e famshme amerikane, Rihanna u pa në New York të hënën (26 shtator) në daljen e saj të parë publike që kur u njoftua se do të ishte kryesuese e shfaqjes së pjesës së parë në “Super Bowl 2023”.
34-vjeçarja me origjinë nga Barbadosi, ishte e veshur me një xhaketë saten të kaltër mbi një bluzë të zezë me një grafikë mbi të, ndërsa ajo u pa duke dalë nga një studio regjistrimi.
Ylli i muzikës vendosi një kapele të zezë mbi flokët e saj të gjata, me pantallona të kaltër dhe atlete të bardha Adidas, teksa mbante edhe një çantë ngjyrë vjollce nga “Chanel”.
Artistja fituese e “Grammy”-it u pa me të dashurin ASAP Rocky, me të cilin ajo ka një djalë, shkruan DailyMail.
ASAP Rocky u pa i veshur me një xhaketë jeshile mbi një bluzë të kaltër me pantallona dhe çizme të bardha.
Theksojmë që këngëtarja e “Diamonds” konfirmoi pjesëmarrjen e saj në “Super Bowl” në një postim në Instagram të dielën, ku mbante me dorën e saj një top futbolli, imazhi u ripostua edhe nga faqja zyrtare e NFL.
Krijuesja e “Umbrella” do të jetë interpretuesja e paraqitur në një shfaqje të prodhuar nga Roc Nation e Jay-Z si dhe Apple Music.
“Rihanna është një talent brezash, një grua me fillime modeste që ka tejkaluar pritshmëritë në çdo hap”, tha producenti ekzekutiv Jay-Z në një deklaratë.
“Një person i lindur në ishullin e vogël të Barbados, i cili u bë një nga artistët më të shquar ndonjëherë. E krijuar vetë në biznes dhe industri”, u shpreh reperi dhe themeluesi i Roc Nation.
Këngëtarja e famshme zbuloi më parë se ajo refuzoi një ftesë për të bërë titullin e shfaqjes së pjesës së parë në 2019 për të treguar solidaritet me Colin Kaepernick, i cili nuk është nënshkruar me një ekip të NFL që kur u gjunjëzua gjatë himnit kombëtar për të protestuar ndaj brutalitetit të policisë kundër zezakëve dhe pakicave në 2016.
Kaepernick tha se drejtuesit e NFL kishin bashkëpunuar për ta mbajtur atë jashtë ligës, duke arritur një zgjidhje ligjore me ligën në fillim të 2019.
Dalja do të jetë performanca e parë publike e artistes që nga çmimet “Grammy 2018”. Publikimi i saj më i fundit ishte “Anti” në vitin 2016.
Shfaqja e pjesës së parë të këtij viti në Los Angeles bëri bashkë yjet e mëdha duke përfshirë Dr. Dre, Snoop Dogg, Eminem, Kendrick Lamar dhe Mary J. Blige.
“Super Bowl” është vendosur të mbahet në stadiumi “State Farm” në Arizona më 12 shkurt 2023. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjesti human i përfaqësuesit të Kroacisë në Eurovision - 50 mijë eurot e qeverisë i dhuron për dy spitale
Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon
Pajtohen Kaderi dhe Lumbardhi - publikohet një moment i tyre së bashku
Aktorja që luajti Hyremin, Meryem Uzerli shkëlqen me paraqitjen elegante në Festivalin e Kanës
Ylli i Juventusit në lidhje me motrën e lojtarit të Interit
Egla Ceno nxjerr zbuluar produksionin, komenton tragjedinë në Shkodër?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë