LAJMI I FUNDIT:

Mariçiq: Reformat në sistemin gjyqësor janë kyçe në procesin e anëtarësimit të RMV-së në BE

Mariçiq: Reformat në sistemin gjyqësor janë kyçe në procesin e anëtarësimit të RMV-së në BE

Në Bruksel ka përfunduar raundi i parë i të ashtuquajturave “takimeve sqaruese” për klasterin 1 të negociatave për anëtarësimin e RMV-së në BE. Reformat gjyqësore janë një nga fushat kyçe për eurointegrimet, kurse sipas shembujve të disa vendeve anëtare, ky process nuk përfundon pas anëtarësimit në BE.

Delegacioni i RMV së, i cili tashmë dy javë qëndron në Bruksel, për bisedime me administratën evropiane për adaptimin e ndërsjelltë të jurisprudencës, sot ka rrumbullaksuar skriningun sqarues për klasterin e parë të ashtuquajtur “Themelet”, me takimin për Kapitullin 23 të pakos negociuese – Gjyqësori dhe të drejtat fundamentale. Kryenegociatori Bojan Mariçiq, tha se për reformat në gjyqësor vendin e pret shumë punë.

“Reformat në systemin gjyqësor të RMV-së dhe sundimi i së drejtës, janë çështje kyçe në procesin tonë aderues në BE. Kemi vullnet politik dhe përkushtim për zgjidhjen e mangësive në fushat kyçe siç janë gjyqësori, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe liria e mediave dhe do të vazhdojmë t`i realizojmë obligimet deri në modernizimin e plotë dhe funksionimin evropian të sistemit gjyqësor, deklaroi Bojan Mariçiq zv. kryeministër.


Por, krahas premtimeve dhe strategjive, në procesin e negociatave RMV-ja do të duhet të tregojë rezultate të dukshme edhe në zbatimin e ligjeve. Sistemi gjyqësor llogaritet si një nga pikat më të dobëta të sistemit të vendit, kurse kjo u konfirmua edhe me anketën e organizatës “Eurotink”, ku madje 92% e qytetarëve nuk kanë besim në gjyqësor./

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Drejtësi

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Lajme
Ambasadori Ajeti: Hamburgu po shkruan histori, pesë kandidatë me prejardhje nga Kosova garojnë për zgjedhjet e landit

Ambasadori Ajeti: Hamburgu po shkruan histori, pesë kandidatë me prejardhje nga Kosova garojnë për zgjedhjet e landit

Lajme
Dyshohet se i dhunoi dy vajza sa ishin të mitura, Prokuroria në Ferizaj thotë se viktimat dhe i dyshuari janë familjarë

Dyshohet se i dhunoi dy vajza sa ishin të mitura, Prokuroria në Ferizaj thotë se viktimat dhe i dyshuari janë familjarë

Lajme
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

Lajme
Kalo në kategori