LAJMI I FUNDIT:

Pas ndarjes – Icardi e akuzon Wanda Naran se ka qenë toksike dhe se u përpoq t’ia kontrollonte jetën

Pas ndarjes  – Icardi e akuzon Wanda Naran se ka qenë toksike dhe se u përpoq t’ia kontrollonte jetën

Mauro Icardi e ka quajtur gruan Wanda Nara si ‘toksike’ dhe pretendon se ajo u përpoq të ‘kontrollonte’ jetën e tij.

Wanda, e cila u martua me sulmuesin e Galatasaray, Icardi në 2014, konfirmoi ndarjen e tyre në fillim të kësaj jave.

Ajo ka shkruar: “Është shumë e dhimbshme për mua të jetoj këtë moment, por duke pasur parasysh ekspozimin tim dhe spekulimet mediatike, preferohet që ta dinë nga unë”.


Foto: Instagram

“Nuk kam asgjë më shumë për të sqaruar dhe nuk do të jap asnjë lloj detaj për këtë ndarje”.

“Ju lutem, ju kërkoj të kuptoni jo vetëm për mua, por edhe për fëmijët tanë”.

Wanda Nara konfirmon ndarjen nga Mauro Icardi pas nëntë vitesh martesë
Lexo po ashtu Wanda Nara konfirmon ndarjen nga Mauro Icardi pas nëntë vitesh martesë

Tani Icardi ka thyer heshtjen për ndarjen duke postuar mesazhe private mes të dyve në rrjetet sociale.

Foto: Screenshot/Instagram

Dhe ka shtuar mbishkrimin: “Kur je beqar, apo thua se je, por je toksike”.

Në një tjetër postim në Instagram, ai ka postuar mesazhin: “Tani doni ta menaxhoni edhe jetën time?”.

Siç raporton Marca, mesazhet e postuara nga Icardi shfaqnin bionden duke pyetur nëse futbollisti ishte vetëm dhe ku ishte.

Foto: Instagram

Më pas Icardi përgjigjet duke e etiketuar atë ‘toksike’ dhe duke dashur të ‘menaxhojë’ jetën e tij.

Argjentinasi përfundoi duke fshirë mesazhet nga rrjetet e tij sociale.

Icardi, i cili ka dy fëmijë me Wandan – Francesca, shtatëvjeçe dhe Isabella, pesëvjeçe, së fundmi u largua nga Paris Saint-Germain për t’u bashkuar me Galatasaray.

Futbollisti bëri debutimin e tij për gjigantët turk në fillim të këtij muaji në një fitore 2-1 ndaj Konyaspor. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Babai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre

Babai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre

Magazina
Tre më të preferuarit e publikut fitojnë imunitet, Gerta shpëton këtë javë pas nominimit të përhershëm nga Aldo

Tre më të preferuarit e publikut fitojnë imunitet, Gerta shpëton këtë javë pas nominimit të përhershëm nga Aldo

Magazina
Tre banorë të rinj hyjnë në Big Brother VIP Albania, mes tyre një çift

Tre banorë të rinj hyjnë në Big Brother VIP Albania, mes tyre një çift

Magazina
Laerti me një mision të fshehtë nga Vëllai i Madh: Gerti ‘bie në kurth’ me deklaratën për biseksualitetin e tij

Laerti me një mision të fshehtë nga Vëllai i Madh: Gerti ‘bie në kurth’ me deklaratën për biseksualitetin e tij

Magazina
Pasi pranon pëlqimin për të, Egli deklaron se do të largohet nga Gjesti, për të vazhduar lojën e vetme

Pasi pranon pëlqimin për të, Egli deklaron se do të largohet nga Gjesti, për të vazhduar lojën e vetme

Magazina
“Të kam thënë para se të vijë babai”, Gjesti i kujton Loredanës paralajmërimin që i kishte bërë

“Të kam thënë para se të vijë babai”, Gjesti i kujton Loredanës paralajmërimin që i kishte bërë

Magazina
Kalo në kategori