Partitë në pushtet në RMV thonë se shumica parlamentare është stabile
Shumica parlamentare është e qëndrueshme, ndërsa Qeveria është plotësisht e fokusuar në menaxhimin e krizës, si dhe në procesin e skriningut të BE-së, thonë partitë në pushtet pas trazirave në Bashkimin Demokratik për Integrim.
Për informacionet lidhur me BDI-në dje në konferencë për shtyp u përgjigj Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, i cili është edhe zëdhënës i kësaj partie. Ai e quajti lajm të rremë informacionin për largimin e tij dhe theksoi se kjo nuk meriton asnjë koment.
Për letrën e hapur të një grupi anëtarësh të BDI-së, Osmani tha se në parti ka një nivel të lartë të demokracisë dhe secili mund të shprehë mendimin e tij, por fjalën e fundit e ka lideri Ali Ahmeti.
“Me deklaratën e djeshme të Ahmetit, mendoj se ajo histori ka përfunduar”, tha Osmani, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari në konferencën në MPJ.
I pyetur nëse trazirat brendapartiake do të ndikojnë në stabilitetin e Qeverisë, Osmani tha se BDI ka qenë faktor stabiliteti në 20 vitet e fundit dhe do të vazhdojë të jetë kështu.
BDI është një strukturë politike stabile, nuk presim zhvillim të mëtejshëm të ngjarjeve, shtoi Osmani.
Njëzet anëtarë të pakënaqur të BDI-së, përfshirë Musa Xhaferin, Izet Mexhitin, Nevzat Bejtën, Blerim Bexhetin dhe Visar Ganiu, në një letër të hapur kërkuan një debat brenda partisë për tejkalimin e situatës dhe i bënë thirrje liderit të partisë Ahmeti që të përdorë autoritetin e tij politik dhe statutor për të gjetur një zgjidhje për të ruajtur unitetin partiak. Ata fajësojnë Artan Grubin për situatën në parti.
Dhe LSDM-ja në pushtet doli me pretendime se shumica është stabile dhe se qeveria po punon në menaxhimin e krizës dhe procesit të shqyrtimit.
“Këto janë punë të brendshme partiake, deklaroi dje kryetari i partisë, nuk do ta komentoja. Shumica parlamentare është stabile, ndërsa Qeveria është plotësisht e fokusuar në menaxhimin e krizës ekonomike dhe energjetike, si dhe në procesin e shqyrtimit që tashmë është duke u zhvilluar, deklaroi për AIM dje zëdhënësja e LSDM-së Bogdanka Kuzeska Kuzeska, duke përsëritur qëndrimin e partisë.
Mbrëmë në një emision televiziv qëndrimin e ka përsëritur edhe nënkryetari i LSDM-së, Pero Kostadinov.
“Shumica parlamentare është stabile dhe koalicioni nuk ka asnjë problem”, tha Kostadinov.
Ai shtoi se tani për tani ka informacione se nga ekipi qeveritar do të zëvendësohet vetëm Goran Milevski nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, i cili ka dhënë dorëheqje dhe nuk ka njoftime për ndryshime të mëtejshme.
Situata me BDI-në është e brendshme e partisë dhe nuk do ta komentoja, shtoi Kostadinov.
Ndryshe, ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Goran Milevski javën e kaluar ka dorëzuar dorëheqjen e tij, por ajo ende nuk është dorëzuar në Kuvend dhe nuk ka informata zyrtare se kush do ta marrë këtë pozitë.
U.d. kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari për hyrjen e mundshme në qeveri, tha se nëse do të kenë ofertë për të hyrë në koalicion qeveritar, do ta shqyrtojnë, por një ofertë të tillë deri më tani nuk e kanë marrë.
“Deri tani nuk e kemi diskutuar, tani jemi fokusuar te riorganizimi i partisë. Ne jemi kryesisht në terren dhe flasim, dëgjojmë aktivistët dhe simpatizantët. Ne nuk kemi diskutuar kushtet e hyrjes apo daljes. Ne nuk kemi qenë në Qeveri, kështu që as nuk e kemi menduar. Por do të shohim, do të hetojmë nëse do të ketë një ofertë të tillë. Nuk kemi marrë ofertë deri më tani”, tha Taravari.
Me kërkesë të gazetarëve, Taravari iu referua zhvillimeve të fundit në BDI, duke theksuar se nuk dëshiron të komentojë zhvillimet në partitë tjera politike, por ka vlerësuar se shpërbërja e BDI-së ka filluar dhe se siç tha ai, do të ndodhë së shpejti.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
LSDM: Çmime më të shtrenjta dhe harxhime më të larta për jetesë, “Shporta e Vitit të Ri” ishte dështim i plotë
Ferat Shala takon mbështetësit e tij në Komoran, prezanton para tyre programin e PDK-së
Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni
"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm
“Për 30 sekonda hipnotikët e humbin vetëdijen e pacientit”, çfarë ndodh me trupin kur jemi nën ndikimin e anestezionit? Shpjegon doktori Spahija
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime