LAJMI I FUNDIT:

Reja para duelit me Islandën: Duhet të qëndrojmë të bashkuar për tu rritur, mund të ketë ndryshime

Reja para duelit me Islandën: Duhet të qëndrojmë të bashkuar për tu rritur, mund të ketë ndryshime

Shqipëria do të zbresë sërish në fushë ditën e martë (nesër) për të zhvilluar sfidën e fundit të Ligës së Kombeve ndaj Islandës.

Kuqezinjtë rikthehen të luajnë ndaj ishullorëve në shtëpinë e tyre në ‘Air Albania’, në prani të mijëra tifozëve shqiptarë.

Teksa iu përgjigj interesit të gazetarëve, tekniku Italian rikomentoi edhe njëherë humbjen e Kombëtares ndaj Izraelit, ndërsa më tej u ndal edhe te ndeshja e fundit ndaj Islandës në Ligën e Kombeve, ku kërkon nga lojtarët që të jenë të qetë e të sillen mirë në fushën e lojës.


Nëntë ndeshje, vetëm një fitore, çfarë nuk funksionon me skuadrën? – I kemi listuar shpesh motivet se pse kemi humbur apo se pse nuk po arrijmë të marrim rezultatin që ne dëshirojmë. Prisja që në këtë edicion të Nations League ne të tregonim që kemi rritje si skuadër dhe në miqësoret që kemi zhvilluar më parë ne e kemi treguar një gjë të tillë, pasi kemi bërë paraqitje shumë të mira. Kujtoj miqësoret me Spanjën dhe Gjeorgjinë, ku kemi bërë ndeshje të mira, ashtu sikurse edhe ndaj Polonisë pavarësisht se nuk kemi arritur të fitojmë. Kemi kaq kohë që flasim për të bërë hapin cilësor që na mungon. Flasim për gabimet, siç ndodhi herën e fundit dhe nuk janë gabime që ndodhin nga repartet, por janë gabime individuale. Ne po i bëjmë shpesh dhe kundërshtarët tanë nuk po bëjnë dhe po shfrytëzojnë dobësitë tona. Siç e tha edhe Cikalleshi, është shumë e rëndësishme që të qëndrojmë të gjithë bashkë dhe të shohim përpara. Të përmirësojmë gabimet. Kemi folur pas ndeshjes me Izraelin, kemi bërë shumë gabime. Të dy golat ishin në një farë mënyre ‘dhurata’. Kur barazuam u dhamë shumë hapësira të kundërsulmonim dhe të zbrisnin rrezikshëm, gjëra që nuk duhet kurrsesi të ndodhin. Humbëm ekuilibrin që nuk duhet të na ndodhë dhe duhet të përmirësohemi.

Kundër Islandës, ndryshim në formacion dhe te lojtarët? – Sigurisht që mund të ketë ndryshime në ndeshjen ndaj Islandës. Janë dy ndeshje brenda tre ditësh dh është normale që unë të shoh të gjithë grupin në dispozicion dhe të bëj vlerësimet e mia. Edhe lodhja dhe ngarkesa e madhe fizike ndikon. Fola me mjekun dhe besoj se deri nesër do të kem një gjendje më të qartë të gjithë lojtarëve dhe shpresoj që t’i kem të gjithë në dispozicion. Janë të lodhur, rreth 5-6 lojtarë nuk kanë pasur shumë minuta me klubet dhe në ndeshje të tilla që kanë kaq shumë presion, e ndjejnë pak më shumë. Duhet të bëj vlerësimet e mia nëse do të jenë të gjithë në formë, ose jo, do të shohim. Më pas do të marr vendimet e mia, por sigurisht që mund të ketë ndonjë ndryshim edhe në skemë, por edhe në emra lojtarësh. Ajeti nuk është stërvitur rregullisht me skuadrën pasi ka pasur pak temperaturë dhe do na duhet të presim deri nesër për të marrë një vendim.

Në drejtimin tuaj skuadra nuk e ka përmbysur rezultatin- shpjegimi i trajnerit – Kemi parë shpesh që në minutat e fundit, na ka ndodhur që rezultati i ndeshjes ka ndryshuar dhe është përmbysur gjithçka dhe duhet të jemi të kujdesshëm deri në fund. Sa i përket pyetjes, është normale që kur pëson gol të demoralizohesh dhe kuptohet që ke pak probleme me aspektin psikologjik. Kjo është diçka që nuk duhet të ndodhë, pasi edhe pasi pëson gol, ti ke kohën e duhur për të rikuperuar dhe për të kthyer rezultatin. Por kjo është çështje karakteriale, është diçka që mbetet më shumë te pjesa karakteriale e një ekipi. Nuk ka një shpjegim të qartë. Para së gjithash, siç na ndodhi ne me Izraelin që kishim një dëshirë të madhe për të fituar, duhet një organizim i mirë. Duhet që skuadra të ruajë ekuilibrin dhe aty kthehemi te diskutimi i gabimeve. Ne u nisëm për fitore. Kaluam në disavantazh të parët, lamë shumë hapësira, por sigurisht në këto momente është pjesa psikologjike që duhet t’i ndihmojë lojtarët dhe ekipit të reagojnë mirë dhe pse jo për ta përmbysur ndeshjen.

E ardhmja e trajnerit Reja – Në këto momente mendoj vetëm për Islandën, për ndeshjen e nesërme. Për të ardhmen nuk i dihet kurrë, zoti e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen.

Si do të zbresë nesër skuadra në fushë lidhur me aspektin psikologjik pas humbjes me Izraelin që është kritikuar shumë – Ndaj Islandës ne duhet të jemi sa më në formë, edhe në aspektin karakterial të tregojmë se sa vlejmë. Për mua kritikat nuk është se më shqetësojnë shumë. Lojtarët mund t’i ndjejnë më shumë, por për mua është normale. Lojtarët duhet të reagojnë mirë dhe duhet të jenë pak më të karikuar e të kenë agresivitetin e duhur në fushë. Islandën e njohim, unë e kam nisur ndaj Islandës. Është një skuadër që mund ta mposhtim, vetëm se duhet të sillemi mirë në fushën e lojës dhe të shmangim gabimet e shumëpërfolura dhe të jemi shumë më të qetë në fushë. Të mendojmë për ndeshjen dhe asgjë tjetër. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së

Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së

Ligue 1
Ilir Daja largohet nga Ballkani, përshëndetet me lojtarët pas ndeshjes me Malishevën

Ilir Daja largohet nga Ballkani, përshëndetet me lojtarët pas ndeshjes me Malishevën

Superliga
Nga lavdërimet që mori nga Lineker te foto e festës me Icardin: Si ishte bërë hit në rrjetet sociale para disa vitesh Almazbekov, transferimi më i Llapit

Nga lavdërimet që mori nga Lineker te foto e festës me Icardin: Si ishte bërë hit në rrjetet sociale para disa vitesh Almazbekov, transferimi më i Llapit

Superliga
U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

La Liga

"Është e mundur që ky të jetë sezoni im i fundit në Liverpool" - Salah jep sinjale largimi

Premier League
Rezultatet dhe renditja në Ligën e Parë: Drenica dhe Vëllaznimi në formë, Prishtina e Re fiton derbin

Rezultatet dhe renditja në Ligën e Parë: Drenica dhe Vëllaznimi në formë, Prishtina e Re fiton derbin

Liga e Parë
Kalo në kategori