LAJMI I FUNDIT:

Brozovic pritet t’i mungojë Interit për një muaj

Brozovic pritet t’i mungojë Interit për një muaj

Ylli i Interit, Marcelo Brozovic mund të qëndrojë jashtë fushës për një muaj pasi pësoi një lëndim gjatë përfaqësimit të Kroacisë.

Reprezentuesi kroat çaloi në fusha gjatë përballjes së kombëtares së tij kundër Austrisë.


Sipas Gazzetta, ai do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore, por Interi pret që mesfushori të qëndrojë jashtë fushës për tre deri në katër javë.

Brozovic dyshohet se ka pësuar një lëndim të muskulit të këmbës së majtë.

29-vjeçari pritet që nesër të kthehet në Itali pas ndeshjeve në Kroaci. Trajneri Zlatko Dalic ka konfirmuar se Brozovic mund të qëndrojë jashtë fushës për një muaj.

Nëse diagnoza konfirmohet, lojtari do të kthehet në aksion në fund të tetorit. Sipas La Gazzetta, mesfushori nuk do të nxitojë të kthehet në fushë për të shmangur mungesën në Kupën e Botës, e cila fillon më 20 nëntor.

Brozovic është një nga lojtarët kryesorë të Interit dhe ka shënuar dy gola në nëntë paraqitje në të gjitha garat këtë sezon. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Premier League
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Kalo në kategori