LAJMI I FUNDIT:

E dëshironin me ngulm Pau Torresin, por tre gjigantët e Ligës Premier u zmbrapsen nga çmimi i kërkuar

E dëshironin me ngulm Pau Torresin, por tre gjigantët e Ligës Premier u zmbrapsen nga çmimi i kërkuar

Chelsea, Arsenal dhe Tottenham, të gjithë shikuan mundësinë e nënshkrimit të Pau Torres këtë verë, me Villarrealin që kërkonte rreth 45 milionë euro.

Fabrizio Romano shpjegon se ka pasur shumë interesim për mbrojtësin këtë verë dhe se ai personalisht e sheh këtë si një mundësi të madhe për klubet kryesore.


Torres ka impresionuar në La Liga gjatë viteve, por ende nuk ka fituar një lëvizje të madhe, dhe mbetet për t’u parë nëse ose kur ai do të përfundojë një transferim te ndonjë gjigant evropian.

Të gjitha lajmet nga Pau Torres
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Pau Torres

Ka pasur shumë spekulime që përfshijnë klubet spanjolle dhe klubet e Ligës Premier, dhe Romano ka konfirmuar se një numër i madh skuadrash e kanë eksploruar këtë mundësi në afatin e fundit të transferimeve.

Chelsea, Arsenal dhe Spurs ishin ndër klubet e interesuara për Torres, por duket se çmimi i kërkuar ishte çështja kryesore.

“Chelsea, Arsenal dhe Tottenham gjithashtu eksploruan këtë mundësi, por nuk donin të shpenzonin 40-45 milionë euro”, raportoi Romano.

“Mendoj se është një mundësi shumë e mirë në treg; ai ka përvojë, cilësi, … një mbrojtës qendror shumë i mirë”.

Torres mund të kishte qenë një nënshkrim i dobishëm për Chelsean pasi ata kërkuan zëvendësues për Antonio Rudiger dhe Andreas Christensen këtë verë, por në fund ata përfunduan duke nënshkruar me Kalidou Koulibalyn dhe Wesley Fofanan.

Spurs nuk e bëri një qendërmbrojtës prioritet këtë verë, me huazimin e Cristian Romeros që u bë i përhershëm, me të cilin shumica e tifozëve ndoshta do të jenë mjaft të kënaqur.

Arsenali gjithashtu nuk duket se ka nevojë urgjente për Torresin duke qenë se ata kanë William Saliban dhe Gabriel Magalhaes, ndërsa Ben White është gjithashtu një opsion solid në atë pozicion. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Serie A
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Ylli i West Ham i bindur se do ta ndalin Cityn: Arsenali shpallet kampion

Ylli i West Ham i bindur se do ta ndalin Cityn: Arsenali shpallet kampion

Premier League
Skuadra e inkuadruar në Ligën Premier dëshiron ta dobësojë Arsenalin, bën ofertë të lartë për dy yjet e Topçinjve

Skuadra e inkuadruar në Ligën Premier dëshiron ta dobësojë Arsenalin, bën ofertë të lartë për dy yjet e Topçinjve

Premier League
Kalo në kategori