LAJMI I FUNDIT:

Peja vazhdon me fitore, mposht me rezultat të thellë kampionin në fuqi

Peja vazhdon me fitore, mposht me rezultat të thellë kampionin në fuqi

Peja ka shënuar fitoren e tretë në këtë edicion, duke mundur me përmbysje kampionin, Golden Eagle Yllin me rezultat 73:57 (11:21, 13:9, 25:19, 24:8), në xhiron e tretë të elitës.

Mysafirët e nisën ndeshjen më mirë, me një seri prej 2:10, e më pas duke e thelluar edhe më shumë epërsinë, në 6:21, ndërsa çereku i parë përfundoi 11:21.


Vendasit dalëngadalë u rikthyen në periudhën e dytë, për të ngushtuar shifrat, edhe pse kjo pjesë u karakterizua me shumë pak pikë të shënuara, ndërsa skuadrat shkuan në pushim me rezultat 24:30.

Kampionët e Kosovës në periodën e tretë kishin epërsi deri në nëntë pikë, 29:38, por pejanët sërish u rikthyen, duke u zhvilluar një lojë e barabartë dhe rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 49:49.

Dhjetë minutat e fundit ishin vendimtare. Pejanët këtë pjesë e nisën furishëm me një seri prej 13:1 dhe thelluan epërsinë me kalimin e minutave, duke triumfuar 73:57.

Te Peja u dallua Bradly Waldow me 15 pikë dhe 13 kërcime, kurse te Ylli u dallua Henrik Sirko me 16 pikë e tetë kërcime. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Liga e Kampionëve
“Edhe sot jam duke u gjykuar për shkak të tij”, Ferguson zbuloi transferimin e tij më të keq te Man Utd

“Edhe sot jam duke u gjykuar për shkak të tij”, Ferguson zbuloi transferimin e tij më të keq te Man Utd

Premier League
Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Liga e Kampionëve
Milani i bindur për marrëveshjen me 9-shin e ri, Ibrahimovic jep dritën e gjelbër

Milani i bindur për marrëveshjen me 9-shin e ri, Ibrahimovic jep dritën e gjelbër

Serie A
Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së

Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së

Ndërkombëtare
Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend

Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend

Premier League
Kalo në kategori