LAJMI I FUNDIT:

Enrique flet pas humbjes nga Zvicra: Duhej të bënim më shumë, fitojmë në Portugali

Enrique flet pas humbjes nga Zvicra: Duhej të bënim më shumë, fitojmë në Portugali

Spanja është befasuar mbrëmjen e së shtunës kur ka pësuar një humbje 1-2 nga Zvicra.

Me këtë disfatë spanjollët kanë zbritur nga vendi i parë në të dytë me tetë pikë, dy më pak se Portugalia që kryeson grupin.


E për disfatën nga helvetikët ka folur edhe trajneri i Përfaqësueses së Spanjës, Luis Enrique.

Enrique ka thënë se duhej të bënin më shumë në këtë takim, por që tanimë ka përfunduar dhe do të shkojnë për të fituar në Portugali.

“Duhej të bënim më shumë dhe këtu besoj jemi të gjithë dakord. U prezantuam në këtë duel si kryesuesit e grupit dhe e kishim vlerësuar në maksimum këtë ndeshje ashtu si kundërshtarin”.

“Gjithsesi, asgjë nuk ka përfunduar, kemi edhe një ndeshje tjetër dhe do të bëjmë maksimumin për të marrë fitoren ndaj Portugalisë dhe të rikthehemi në vendin e parë”, tha Enrique që foli edhe për mos aktivizimin e Alvaro Moratas në këtë takim.

“E mora në konsideratë, ai është ftuar gjithmonë në kombëtare, të paktën me mua si trajner. Është shumë i rëndësishëm për ne, por mendova të aktivizoja Borja Iglesias për t’i dhënë një shans, nuk asgjë për të thënë më shumë për këtë temë”, u shpreh tekniku spanjoll. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

La Liga
Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Serie A
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

Bundesliga
Kalo në kategori