LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhjet e brendshme të LVV-së, Konjufca tregon arsyen pse Kurti nuk ka kundër kandidat për postin e kryetarit të partisë

Zgjedhjet e brendshme të LVV-së, Konjufca tregon arsyen pse Kurti nuk ka kundër kandidat për postin e kryetarit të partisë

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), njëhrësh edhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca pas votimit në zgjedhjet e brendshme të kësaj partie tha se vetëm Albin Kurti nuk ka kundër kandidat për këto zgjedhje.

“Për Kryetar të VETËVENDOSJE, sot vetëm Albin Kurti nuk ka kundër kandidat. Jo për shkak të asaj që thonë oponentët tanë politikë, por sepse ky ishte qëndrimi i të gjithë anëtarëve tanë të partisë, pa përjashtim. Shtoja kësaj që, kandidimi i dikujt vetëm sa për sy e faqe, nuk i shërben demokracisë, por përkundrazi e dëmton seriozisht atë”, ka shkruar Konjufca.


Konjufca tutje shtoi se LVV,  e dëshmoi për të katërtën herë demokracinë e saj në zgjedhje.

“Lëvizja VETËVENDOSJE sot është më e fortë se kurdoherë më parë dhe po tregon për të katërtën herë  demokracinë e saj të brendshme progresive dhe të shëndetshme. Sot po përfundon procesi i votimit në 43 qendra të Lëvizjes VETËVENDOSJE në nivele të ndryshme të zgjedhjeve, dhe ne sapo e kryem obligimin tonë partiak dhe qytetar”, ka thënë ai.

Ndryshe Lëvizja Vetëvendosje këtë të diele i ka mbajtur zgjedhjet e brendshme të partisë dhe për postin e të parit të kësaj partie është vetëm Albin Kurti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
Vrasja në tentativë në Lupç të Podujevës, Policia jep detaje

Vrasja në tentativë në Lupç të Podujevës, Policia jep detaje

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kurti: Kosova e gatshme për statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

Kurti: Kosova e gatshme për statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

Lajme
Kalo në kategori