LAJMI I FUNDIT:

Nën kërcënimin e armës, ushtarët rusë i detyrojnë banorët e rajoneve të okupuara në Ukrainë të votojnë në referendume

Nën kërcënimin e armës, ushtarët rusë i detyrojnë banorët e rajoneve të okupuara në Ukrainë të votojnë në referendume

Kremlini ka dërguar ushtarë të armatosur që të detyrojnë me forcë ukrainasit të votojnë në referendume, ku nën kërcënimin e armëve të trupave ruse, zyrtarët e rajoneve separatiste pro-rusë, po u shkojnë derë me derë banorëve për t’ju kërkuar të votojnë.

“Familja ime është detyruar të votoj nën kërcënimin e armëve të forcave ruse në referendumin në jug të Ukrainë”, tha Maxim Eristavi, gazetar dhe bashkëthemelues i Hromdaske International, televizion në Ukrainë, transmeton Telegrafi.


Ky gazetar ukrainas postoi videon që shfaq ushtarët e armatosur në korridorin e ndërtesës ku jeton familja e tij – duke i detyruar banorët e atjeshëm që me forcë të votojnë pro bashkimit me Rusinë.

Në anën tjetër, vendet perëndimore kanë akuzuar Rusinë për referendume ilegale në Ukrainë, si pretekst për aneksim të pjesëve të shtetit fqinj.

E Kievi e ka cilësuar si tentim të kot që Rusia të mbajë referendume në pjesët e pushtuara, tani që kundërofensiva ukrainase ka filluar të japë efekt.

Donetsku, Luhansku Zaporizhzhia, Khersoni dhe Krimea, që të gjitha në territorin e Ukrainës janë nën okupimin rus ku po mëtohet të mbahen referendumet për t’ju bashkuar Rusisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Evropa
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Greqia
Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Bosnja
Rrëfimi i ukrainases 98-vjeçe, që eci dhjetë kilometra për të shpëtuar nga territori i pushtuar

Rrëfimi i ukrainases 98-vjeçe, që eci dhjetë kilometra për të shpëtuar nga territori i pushtuar

Evropa
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Kalo në kategori