LAJMI I FUNDIT:

Urdhri për mobilizim, bëri që shumë rusë të braktisin vendin – disa prej tyre tregojnë si Moska po i shfrytëzon të moshuarit dhe ata pa përvojë ushtarake

Urdhri për mobilizim, bëri që shumë rusë të braktisin vendin – disa prej tyre tregojnë si Moska po i shfrytëzon të moshuarit dhe ata pa përvojë ushtarake

Sipas ministrisë ruse të Mbrojtjes, ftesën ushtarake e presin 300 mijë persona deri në moshën 55-vjeçe, dhe ata që e kanë kryer shërbimin ushtarak.

Mediat ruse pak raportojnë se edhe të moshuarit po marrin thirrje të tilla si dhe ata pa as edhe një ditë përvoje ushtarake, transmeton Telegrafi.

E përditshmja Novaja Gazeta Europa, pretendon se Kremlini planifikon të ftojë për mobilizim deri në gjysmë milion ushtarë. Rrëfime të tilla po qarkullojnë në tërë Rusinë, por Kremlini po tenton t’i heshtë ato.


“Nuk është se po frikësohem. Nëse dëshiron, mund të na zë secilin prej nesh”, tha Mikhail Bajankin, 28-vjeç nga Cherpoveci.

Ai pretendon se do të refuzojë të shkojë në luftë, madje edhe nëse shkojnë në shtëpi që ta marrin.

“Flasin për shërbim. Çfarë shërbimi? Do të shkoja po të sulmohej vendi ynë, por ne jemi duke sulmuar shtetin fqinj”, shtoi Bajankin për Deutsche Welle, duke theksuar se për autoritetet ruse, jeta e njerëzve nuk ka fare vlerë.

“Po na dërgojnë në front, e nuk u bëhet fare vonë nëse nuk do të kthehemi. Për ta jemi mish për top”, tha ndër tjera i riu rus.

E njëjtë mendojnë edhe tjerët. Dëshmitarët dhe videot flasin për radhë të gjata në kufij. Kush nuk ka vizë, niset për Kazakistan apo Mongoli. Kush ka më shumë para, niset drejt Emirateve të Bashkuara apo Turqi. Destinacion i dëshirueshëm për rusët janë edhe Finlanda e Serbia.

Një inxhinier 34-vjeç nga Krasnodari, që kërkoi të mos i zbulohet emri, në fakt ka arritur në Tbilisi. Më herët ka qenë ushtar dhe kjo rrit gjasat që të mund të mobilizohet.

Valery Klepkin, 43-vjeç, deri para dy ditëve jetonte në veri të Rusisë dhe punonte në polici. Ai thotë se nga fillimi i luftës në Ukrainë ka pranuar disa ftesa nga ushtria, por deri më sot i është përgjigjur.

“Jam oficer rezervist. Nuk dashur më të presë, pasi do të kisha vetëm një zgjidhje – të shkojë në burg ose të bëhem vrasës”, tha ai për DW.

Me të dëgjuar lajmin për mobilizim, Klepkin mori valixhet dhe shkoi në Finlandë ku ka shumë miq. Thotë se prej kohësh e di gjuhën finlandeze, pasi gjyshi i tij kishte jetuar atje.

Rruga është bërë disi e pakalueshme në shtetet baltike, krerët e Estonisë e Letonisë, kanë njoftuar se rusët duhet të qëndrojnë në vendet e tyre dhe të luftojnë kundër regjimit të Putinit. Njëjtë është edhe në Çeki, kurse Finlanda së shpejti pritet të mbyll hyrjen për kalim tranzit të rusëve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Partia Socialiste e Francës: Macron harroi Banjskën, aeroplanët

Partia Socialiste e Francës: Macron harroi Banjskën, aeroplanët "Rafale" do të aterrojnë pranë varrit masiv të Batanjicës

Serbia
Zjarr dhe shpërthime të fuqishme në Rusi - shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Voronezh

Zjarr dhe shpërthime të fuqishme në Rusi - shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Voronezh

Evropa
Hera e parë, CIA dhe MI6 me reagim të përbashkët për luftën në Ukrainë dhe Gazën

Hera e parë, CIA dhe MI6 me reagim të përbashkët për luftën në Ukrainë dhe Gazën

Botë
Në kohën kur persona me maska po bllokojnë kufirin mes Kosovës dhe Serbisë, Vuçiq takon ambasadorin rus

Në kohën kur persona me maska po bllokojnë kufirin mes Kosovës dhe Serbisë, Vuçiq takon ambasadorin rus

Serbia
Kinezi nxori 23 dhëmbë dhe bëri 12 implante në të njëjtën ditë - vdes disa ditë më vonë

Kinezi nxori 23 dhëmbë dhe bëri 12 implante në të njëjtën ditë - vdes disa ditë më vonë

Azia
Republikani dhe ish-zëvendëspresidenti amerikan, Cheney: Do të votoj për Kamala Harrisin

Republikani dhe ish-zëvendëspresidenti amerikan, Cheney: Do të votoj për Kamala Harrisin

Amerika
Kalo në kategori