LAJMI I FUNDIT:

Reja: Gabimet individuale nuk po na ndahen, Broja po kupton vështirësitë e të qenit titullar

Reja: Gabimet individuale nuk po na ndahen, Broja po kupton vështirësitë e të qenit titullar

Shqipëria humbi “finalen” e saj në Ligën e Kombeve në Izrael, ndërsa trajneri Edy Reja vuri theksin sërish te gabimet individuale.

Ai ka deklaruar se lojtarët vazhdojnë të dhurojnë vetë golat, ashtu si në ndeshjet e kaluara.

Reja u ndal edhe te Armando Broja, duke thënë se ai po e vëren vështirësinë e të qenit titullar.


E nisëm me katër, por u rikthyem sërish me 5. Pse u zëvendësua Balliu dhe pse u rikthyet në skemën tradicionale?

Skuadra dha shpirtin për të fituar sot, por u ndëshkuam sërish nga gabimet individuale. Janë të njëjtat gabime që na kanë ndëshkuar vazhdimisht dhe që i bëmë edhe sonte. Si gjithmonë, e komplikojmë vetë ndeshjen dhe sot dhuruam të dy golat. Po shpresonim për një barazim, që do të ishte një rezultat i mirë, megjithatë nuk kemi kthjelltësinë për të zgjidhur mirë situatat në momente të caktuara. Flasim gjithmonë për të njëjtat gjëra, për të njëjtat gabime, por vazhdojmë t’i përsëritim. Izraeli ishte shumë mirë fizikisht dhe na vuri në vështirësi. Rikthimi te mbrojtja me 5 na dha më shumë ekuilibër, por vendosën gabimet individuale.

Flitet shumë për Brojën, por a është gati të marrë përgjegjësi të mëdha?

Nuk është ende gati dhe duhet të rritet ende. Ka filluar të rritet dhe të përmirësohet, por është vetëm 21 vjeç dhe ka nevojë të piqet. Po e aktivizoj edhe më shumë, për t’i bërë të kuptojë se nuk është e lehtë të jesh titullar. Duhet të jetë më vendimtar, por ka aftësitë e duhura për të krijuar raste goli nga momenti në moment.

Me katër dukej një skuadër më e ekuilibruar. Nga kush prisni që të zgjidhë çështjen e gabimeve individuale?

Me katër kishim pak kohë për t’u përgatitur, ndaj nuk ishte e lehtë. Me pesë patëm tjetër ekuilibër, pasi e njohim më mirë si skemë. Më vjen keq pasi krijuam edhe raste, siç ishin ato të Brojës, por edhe një aksion me Hysaj, që shërbeu Uzunin, por Broja nuk e kuptoi që po ia linte topin. Gjithsesi tani duhet të shohim përpara dhe të kërkojmë fitoren ndaj Islandës. /SS/

Në trend Sport

Më shumë
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Hendboll
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Premier League
Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Kosovë
Bëhet viral goli i tretë i Harry Kane ndaj Augsburgut

Bëhet viral goli i tretë i Harry Kane ndaj Augsburgut

Bundesliga

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Sport vendor
Kalo në kategori