LAJMI I FUNDIT:

Robin Wright paraqet kërkesën për divorc nga Clement Giraudet pas katër vitesh martesë

Robin Wright paraqet kërkesën për divorc nga Clement Giraudet pas katër vitesh martesë

Robin Wright thuhet se ka paraqitur kërkesë për divorc nga bashkëshorti i saj prej katër vitesh Clement Giraudet të shtunën (24 shtator).

Aktorja e “ House Of Cards ”, 56 vjeçe, përmendi dallimet e papajtueshme si arsyen e ndarjes, është raportuar nga TMZ.

Robin filloi të takohej me ekzekutivin e Yves Saint Laurent, 37 vjeç, në vitin 2017 përpara se të lidhë kurorë në një ceremoni sekrete në Francë vitin pasues.


Foto: Shutterstock

Sipas botimit, Robin renditi datën e ndarjes së tyre si 31 korrik në dosjen e divorcit, shkruan DailyMail.

Aktorja ka kërkuar gjithashtu që gjykata të mos përdorë aftësinë e saj për të dhënë mbështetje bashkëshortore dhe sipas një ‘ marrëveshjeje pas martesës, të gjitha pasuritë janë pronë e tij/saj e veçantë’.

Foto: Shutterstock

Çifti nuk kishte fëmijë së bashku. Wright u fotografua së fundmi pa unazën e martesës, teksa doli në Los Angeles më 30 gusht.

Ky do të jetë divorci i tretë për Robin që u martua me të ndjerin Dane Witherspoon në vitin 1986, përpara se të lidhej me Sean Penn në 1989.

Foto: Getty Image

Robin ka fëmijët Hopper, 28 vjeç, dhe vajzën Dylan, 30, me ish-bashkëshortin Sean pasi ata u martuan në vitin 1996, ata planifikuan të divorcoheshin në dhjetor 2007, por e ndryshuan vendimin katër muaj më vonë.

Ata u ndanë sërish në prill 2009, por i tërhoqën dokumentet muajin pasardhës, megjithatë, Robin dorëzoi dokumentet e divorcit në gusht 2009 dhe divorci i tyre u finalizua në korrik 2010.

Foto: WireImage

Wright dhe Clement e kanë mbajtur marrëdhënien e tyre më shumë në anën private, por janë fotografuar duke shijuar kohë cilësore së bashku ndër vite. Ata u panë së bashku për herë të fundit në tetor të vitit 2021.

Clement – i cili është menaxher i Marrëdhënieve Ndërkombëtare VIP të Saint Laurent – dhe Robin u martuan më 10 gusht 2018 në një ceremoni ‘shumë intime dhe private’ në Francë, sipas People.

Robin dhe Clement mbajtën ceremoninë e dasmës në La Roche-sur-le-Buis në Francën Juglindore. Ata thuhet se ishin fejuar dimrin e vitit 2017. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Besoj se dikë e kam mësuar që t’i pastrojë rrobat” - momenti kur Gjesti sheh Xhenetën në BBVA

“Besoj se dikë e kam mësuar që t’i pastrojë rrobat” - momenti kur Gjesti sheh Xhenetën në BBVA

Magazina
Xheneta Fetahu futet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Xheneta Fetahu futet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
“Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend” - Gjesti ‘godet’ Xhenetën derisa ishte brenda

“Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend” - Gjesti ‘godet’ Xhenetën derisa ishte brenda

Magazina
Egli reagon për herë të parë: Ndihem e trishtuar, por nuk ndodhem në asnjë spital psikiatrik - e fajëson Gjestin për të gjitha

Egli reagon për herë të parë: Ndihem e trishtuar, por nuk ndodhem në asnjë spital psikiatrik - e fajëson Gjestin për të gjitha

Magazina
Aktori që imiton Vserlon në “Portokalli” hyn në Big Brother - reagimet nuk duhet humbur

Aktori që imiton Vserlon në “Portokalli” hyn në Big Brother - reagimet nuk duhet humbur

Magazina
Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Magazina
Kalo në kategori