LAJMI I FUNDIT:

Dita e parë e “referendumit” në rajonin e Donetskut: Qytetarët po refuzojnë të votojnë, goditje e madhe për Putinin

Dita e parë e “referendumit” në rajonin e Donetskut: Qytetarët po refuzojnë të votojnë, goditje e madhe për Putinin

Rusia nisi “referendumet” të premten (23 shtator) që synojnë aneksimin e katër rajoneve të okupuara të ukrainase, por kjo po i jep një goditje të fortë presidentit rus, Vladimir Putinit.

Në “referendumin” në rajonin e Donetskut, pjesëmarrja të premten ishte 23.6 për qind.

Më shumë se 20.5 për qind e votuesve me të drejtë vote në rajonin e Zaporizhzhia dhe 15 për qind në rajonin Kherson hodhën votat e tyre të premten, njoftoi agjencia ruse e lajmeve Interfax, duke cituar zyrtarë të zgjedhjeve lokale, raporton euractiv.


Theksojmë se tashmë janë publikuar pamje se si rusët po i detyrojnë të dalin në votime qytetarët, madje edhe nën tytat e armëve të ushtarëve.

Joe Biden, presidenti amerikan, ka deklaruar se do të ketë sanksione edhe më të ashpra nëse rusët aneksojnë territoret ukrainase.

Ndryshe, presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar mobilizimin edhe të 300 mijë ushtarëve rezervë për të luftuar në Ukrainë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
I turpëruar, i mundur dhe pa ekuipazh: Starliner i Boeing u kthye nga hapësira në Tokë

I turpëruar, i mundur dhe pa ekuipazh: Starliner i Boeing u kthye nga hapësira në Tokë

Botë
Ministri italian pasi u zbulua se punësoi dashnoren në kabinetin e tij: Dua të jem me gruan time!

Ministri italian pasi u zbulua se punësoi dashnoren në kabinetin e tij: Dua të jem me gruan time!

Evropa
Tajfuni i fuqishëm goditi Vietnamin - shfaqen pamjet e para dramatike

Tajfuni i fuqishëm goditi Vietnamin - shfaqen pamjet e para dramatike

Azia
Partia Socialiste e Francës: Macron harroi Banjskën, aeroplanët

Partia Socialiste e Francës: Macron harroi Banjskën, aeroplanët "Rafale" do të aterrojnë pranë varrit masiv të Batanjicës

Serbia
Zjarr dhe shpërthime të fuqishme në Rusi - shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Voronezh

Zjarr dhe shpërthime të fuqishme në Rusi - shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Voronezh

Evropa
Qytetarët francezë protestojnë kundër emërimit të Michel Barnier si kryeministër

Qytetarët francezë protestojnë kundër emërimit të Michel Barnier si kryeministër

Evropa
Kalo në kategori