LAJMI I FUNDIT:

Gerard Pique reagon ndaj deklaratave të fundit të Shakiras për ndarjen e tyre

Gerard Pique reagon ndaj deklaratave të fundit të Shakiras për ndarjen e tyre

Deklaratat e fundit të Shakiras për divorcin e saj nga mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, e kanë shqetësuar qartë spanjollin teksa ai ka folur për situatën.

Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka dashur t’u japë shikueshmëri problemeve të brendshme dhe familjare, po ndodh e kundërta dhe situata delikate mes lojtarit dhe këngëtares po ekspozohet gjithnjë e më shumë për publikun.

Në “momentin më të errët të jetës së saj” Shakira ka dhënë një intervistë ekskluzive për revistën ELLE në të cilën ka folur se si po e përballon ndarjen e saj të diskutueshme nga Pique.


Foto: Elle

Sipas La Vanguardia, intervista e saj nuk i ka shkuar aspak mirë futbollistit, i cili është mërzitur me ish-partneren e tij.

Gjatë gjithë intervistës, krahas diskutimit të çështjeve për fëmijët e tyre, Shakira përmend në mënyrë të veçantë ngacmimet e shtypit në Barcelonë, duke ndikuar në dëshirën për t’u transferuar në Miami.

Shakira thyen heshtjen, flet për herë të parë për ndarjen nga Pique - por refuzon të komentojë marrëdhënien e tij të re
Lexo po ashtu Shakira thyen heshtjen, flet për herë të parë për ndarjen nga Pique - por refuzon të komentojë marrëdhënien e tij të re

Pique konsideron se pretendime të tilla janë hakmarrje dhe beson se Shakira po luan rolin e viktimës.

View this post on Instagram

A post shared by Shakira (@shakira)

“Mund të them vetëm se kam vendosur gjithçka që kam në këtë marrëdhënie dhe në familjen time”, tha ajo për ELLE.

“Gerard si futbollist donte të luante futboll dhe të fitonte tituj dhe unë duhej ta mbështesja”.

“Unë e vura karrierën time në prapavijë dhe erdha në Spanjë, që ai të luante futboll dhe të fitonte tituj. Dhe ishte një akt dashurie”.

Pique është mërzitur nga deklaratat dhe beson se ajo ka për qëllim të viktimizojë situatën.

View this post on Instagram

A post shared by Shakira (@shakira)

“Të gjithë ata që e njohin e dinë se edhe nëse ai ka dalë për disa netë duke pirë, ai gjithmonë e ka kombinuar këtë me biznesin e tij, por edhe me kujdesin për familjen e tij”, tha ajo.

“I çon fëmijët në shkollë, në aktivitete jashtëshkollore, në udhëtime dhe e kalon gjithë kohën me ta kur nuk punon”, thonë të afërmit e tij.

Mësohet se futbollisti është i shqetësuar që kolumbianja e përkufizon veten si ajo që merr kohë nga karriera për t’u kujdesur për fëmijët e saj me qëllim që të “bëhet shembull” për ta. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Shakira (@shakira)

Në trend Magazina

Më shumë
Atilla Kardesh flet pas darkës me Drenushën, zbulon edhe çfarë i tha e dashura e tij e re

Atilla Kardesh flet pas darkës me Drenushën, zbulon edhe çfarë i tha e dashura e tij e re

Magazina
Momenti kur Anisa e godet me vezë Xhenetën në kokë, i hedh edhe birrë

Momenti kur Anisa e godet me vezë Xhenetën në kokë, i hedh edhe birrë

Magazina
Driloni thotë se në dhomë të rrëfimit i kanë kërkuar të lidhet me Sarën - 'Vëllai i Madh' ia tërheq vërejtjen disa herë

Driloni thotë se në dhomë të rrëfimit i kanë kërkuar të lidhet me Sarën - 'Vëllai i Madh' ia tërheq vërejtjen disa herë

Magazina
Pas daljes nga Big Brother, Ana ndjek nënën e Kevinit në Instagram

Pas daljes nga Big Brother, Ana ndjek nënën e Kevinit në Instagram

Magazina
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina
Stjuardesa e 'British Airways' përballet me shkarkimin nga puna për shkak se zbuloi se ndodhej në të njëjtin fluturim me arkivolin e Liam Payne

Stjuardesa e 'British Airways' përballet me shkarkimin nga puna për shkak se zbuloi se ndodhej në të njëjtin fluturim me arkivolin e Liam Payne

Magazina
Kalo në kategori