Shakira ka folur për herë të parë për ndarjen e saj tronditëse nga Gerard Pique pas 12 vitesh, por vendosi të mos flasë për marrëdhënien e tij të re me një vajzë shumë më të re.

Këngëtarja kolumbiane 45-vjeçare u shpreh e sinqertë në kopertinën e numrit të tetorit të revistës “Elle” se sa e vështirë ka qenë jeta pasi marrëdhënia e saj me yllin 35-vjeçar të futbollit është prishur, shkruan DailyMail.

Shakira – e cila ka dy djem: Milanin nëntë vjeçar dhe Sasha shtatë vjeçar me Piquen – bëri komentet e saj të para publike për ndarjen teksa tha: “Oh, kjo është vërtet e vështirë të flitet personalisht, veçanërisht pasi kjo është hera e parë që e trajtoj këtë situatë në një intervistë”.

Reklama
Reklama

“Kam qëndruar e heshtur dhe thjesht jam përpjekur të përpunoj gjithçka. Epo, është e vështirë të flasësh për këtë, veçanërisht sepse po e kaloj ende, dhe sepse jam në sy të publikut dhe sepse ndarja jonë nuk është si një ndarje e rregullt. Dhe kështu ka qenë e vështirë jo vetëm për mua, por edhe për fëmijët e mi. Tepër e vështirë”, ka thënë Shakira.

Më tej ajo tha se fokusi i vazhdueshëm i jetës së saj personale ka qenë i vështirë për familjen, veçanërisht pasi ata e kanë të vështirë pa u bombarduar me pyetje nga mediat dhe fansat.

Reklama

Shakira shpjegoi: “Pra, është e vështirë. Dhe unë jam përpjekur ta fshehë situatën para fëmijëve të mi. Mundohem ta bëj dhe t’i mbroj ata, sepse ky është misioni im numër një në jetë”.

Reklama

“Por më pas ata dëgjojnë gjëra në shkollë nga miqtë e tyre ose hasin në disa lajme të pakëndshme në internet, dhe kjo thjesht i prek ata, e dini?”

Tashmë ish-çifti njoftoi ndarjen e tyre pas një duzinë vitesh së bashku në qershor, megjithëse dukej se Shakira nuk donte që lidhja të përfundonte në atë kohë dhe pasi ai tashmë është në një lidhje të re me studenten 23-vjeçare të PR-it, Clara Chia Marti – shumë kishin pyetur veten se si përfundoi gjithçka?

Reklama

Muajin e kaluar pati imazhe të Piques duke puthur me pasion dashurinë e tij të re në një video të re të publikuar nga media spanjolle ‘Socialite’ në festivalin Summerfest Cerdanya në Katalonjë.

Shakira u pyet se si e kuptoi se lidhja e tyre afatgjatë kishte mbaruar, por e mbajti gojën mbyllur për romancën e re të ish-it, ndërsa tha: “Mendoj se ato detaje janë disi shumë private për t’i ndarë, të paktën në këtë moment. Gjithçka është kaq e papërpunuar dhe e re. Mund të them vetëm se kam vënë gjithçka që kam në këtë marrëdhënie dhe familjen time”.

Reklama
Reklama

Ajo vazhdoi të fliste për të pasur një ‘jetë nomade’ përpara se fëmijët e tyre të fillonin shkollën dhe më pas të vendoseshin në Barcelonë në favor të karrierës së futbollit të Piques në vend që të transferohej në ShBA, gjë që ishte më e mira për karrierën e saj muzikore.

Interpretuesja e hitit “Hips Don’t Lie” shpjegoi: “Dhe kështu, njëri nga të dy duhej të bënte atë përpjekje dhe atë sakrificë. Dhe e bëra. E vendosa karrierën në shpejtësinë e dytë dhe erdha në Spanjë, për ta mbështetur atë që të luante futboll dhe të fitonte tituj. Dhe ishte një sakrificë dashurie”.

Reklama

“Falë kësaj, fëmijët e mi mundën të kishin një nënë të tashme dhe unë kam këtë lidhje të mrekullueshme me ta që është e pathyeshme dhe që na mban. E dini, kjo është ajo. Kjo është gjithçka që mund të them”. /Telegrafi/

Reklama