LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori gjerman: Nuk ekziston kornizë e re për dialogun Kosovë-Serbi

Ambasadori gjerman: Nuk ekziston kornizë e re për dialogun Kosovë-Serbi

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka mohuar që vendi i tij të jetë nënshkrues i një dokumenti, për një kornizë të re të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. “Unë nuk di për një dokument të tillë dhe nëse Gjermania deklaron se nuk njeh dhe unë e përsëris se nuk ekziston një dokument i tillë”, tha Rohde.

Ndërsa  për deklaratat e presidentit serb Vuçiq lidhur dokumentin në fjalë, për të cilin ka deklaruar se ka lexuar një dokument të tillë dhe pastaj  para gazetarëve ka theksuar se nuk është i çmendur të lexojë një dokument që nuk ekziston, ambasadori gjerman shtoi se “së pari dëshiroj të theksoj që në dialogun që zhvillohet me ndërmjetësimin e Lajçakut e mbështesim me gjithë fuqinë, ndërsa lidhur me deklaratat e presidentit Vuçiq, nëse do të niseshim të komentonim deklaratat  e tij, do të kalonim kohë duke qëndruar me ditë këtu”.


I pyetur nëse ekziston ndonjë dokument tjetër të paraqitur nga këshilltarët francez e gjermanë, të cilët tash së voni iu kanë bashkuar Lajçakut në lehtësimin e dialogut Kosovë –Serbi, ambasadori gjerman theksoi se “ne mbështesim përpjekjet e Lajçakut dhe natyrisht që ka një kornizë ku thuhet se duhet të ketë normalizim të plotë që duhet të përfundojë me njohjen reciproke në mes të dyja vendeve. Këtë e ka thënë edhe kancelari Scholz kur ishte në vizitë në Kosovë, se pa njohje reciproke mes të dyja vendeve çdo gjë tjetër do të ishte e pamundur.

“Gjermania me angazhimin e të deleguarit të posaçëm Sarazin ka dëshmuar se sa i rëndësishëm është integrimi i rajonit të Ballkanit Perëndimor në BE. Gjithashtu edhe vizita e Lajçakut kohëve të fundit në shoqërim të këshilltarit të kancelarit Sholz dëshmon këtë. Me këtë iu themi palëve dialoguese se sa i rëndësishëm është dialogu”, theksoi ambasadori gjerman për RTK.

Ndërkaq lidhur me targat që sipas marrëveshjes deri më 1 tetor ato duhet të konvertohen në RKS, ambasadori theksoi se duhet të gjendet një kompromis dhe mendoj shpesh se si të bëhet kaq një krizë masive për një gjë e tillë.

“Ndaj bëj apel te të dyja palët që të gjejnë një kompromis. Natyrisht se Kosova ka të drejtë, por duhet të gjejnë një zgjidhje kalimtare që të gjitha palët të përfshihen në këtë proces dhe të gjendet një rrugë mesi, sikurse zgjidhja e dokumentacionit për letërnjoftimet në Bruksel, ashtu edhe çështjet tjera, si p.sh. Asociacioni, etj”, deklaroi ambasadori Rohde.

E, për tensionimin e situatës në veri ambasadori gjerman theksoi se nuk është mirë  të përdoret një retorikë lufte, duke shtuar se Kosova qe 20 vjet ka prezencën e KFOR-it, i cili është këtu për të siguruar stabilitetin dhe mund ta bëjë këtë.

Ndërsa lidhur me Asocacionin ambasadori gjerman deklaroi se kjo nuk varet nga ne për ta përcaktuar përmbajtjen , është çështje e partnerëve dhe sqaroi se në bazë të Kushtetutës së Kosovës, kjo marrëveshje është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës.

“Është përshtypje se pa realizimin  Asociacionit nuk mund të ecet përpara në dialog”, shtoi ai.

Ambasadori, tutje, tha se kjo çështje po fryhet aq shumë krejt pa nevojë, mendoj se këtë çështje duhet të demistifikojmë.

Sa i përket Forumit të Bashkësisë Politike Evropiane, që do të mbahet më 6 tetor, ambasadori Rohde sqaroi se takimi me 6 tetor është takim në nivel të gjerë dhe nuk besoj se do të ketë ndonjë vendim.

“Unë më me dëshirë do të theksoja takimin tjetër që do të ndodhë më vonë me ftesën e kancelarit Sholz, ku besoj e shpresoj se këtu do të merren vendimet që do të duhej të merreshin edhe më herët”, deklaroi ai.

“Vetëm nëse kuptoni mirë njëri-tjetrin mund të konsiderohet se jeni të gatshëm të bashkoheni drejt BE-së dhe shpresoj shumë se Ballkani Perëndimor do t’i bashkohet BE-së, sepse i takon kësaj familjeje”, theksoi tutje ambasadori

Më tej, ambasadori foli edhe për takimin e Berlinit që do të mbahet më 3 nëntor.

“Më 3 nëntor do të mbahet takimi në Berlin në kuadër të “Procesit të Berlinit”, ku do të marrin pjesë shumë vende të tjera, që është me rëndësi sepse këtu do të trajtohen edhe çështjet ekonomike, sikundër është ajo e tregut rajonal, që shpresoj shumë se do të arrihen rezultate nga ky takim”, theksoi, mes tjerash, ambasadori Rohde.

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Kalo në kategori