LAJMI I FUNDIT:

“Fëmijët janë torturuar” – komisioni i OKB thotë krime të luftës ‘janë kryer’ në Ukrainë

“Fëmijët janë torturuar” – komisioni i OKB thotë krime të luftës ‘janë kryer’ në Ukrainë

Kryetari i një komisioni hetimor të mandatuar nga OKB-ja ka thënë se krimet e luftës kanë ndodhur në Ukrainë.

“Bazuar në provat e mbledhura nga komisioni, ka arritur në përfundimin se krimet e luftës janë kryer në Ukrainë”, tha Erik Mose.

Fëmijët janë përdhunuar, torturuar dhe burgosur në mënyrë të paligjshme, shtoi Mose, transmeton Telegrafi.


“Ne u ‘goditëm’ nga numri i madh i ekzekutimeve në zonat që vizituam. Komisioni aktualisht po heton vdekje të tilla në 16 qytete dhe vendbanime”, shtoi ai.

Ekipi i tij ka marrë dhe po dokumenton “akuza të besueshme në lidhje me shumë raste të tjera ekzekutimesh”.

Komisioni do të shqyrtojë më pas transferimet e supozuara të detyruara dhe birësimet e fëmijëve.

Siç bëhet e ditur, komisioni ka qenë duke hetuar në Kiev, Chernihiv, Kharkiv dhe Sumy. Ka vizituar 27 lokacione dhe ka intervistuar më shumë se 150 viktima dhe dëshmitarë. Komisioni ka shqyrtuar gjithashtu dy incidente të keqtrajtimit të ushtarëve rusë nga forcat ukrainase. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
I turpëruar, i mundur dhe pa ekuipazh: Starliner i Boeing u kthye nga hapësira në Tokë

I turpëruar, i mundur dhe pa ekuipazh: Starliner i Boeing u kthye nga hapësira në Tokë

Botë
Ministri italian pasi u zbulua se punësoi dashnoren në kabinetin e tij: Dua të jem me gruan time!

Ministri italian pasi u zbulua se punësoi dashnoren në kabinetin e tij: Dua të jem me gruan time!

Evropa
Tajfuni i fuqishëm goditi Vietnamin - shfaqen pamjet e para dramatike

Tajfuni i fuqishëm goditi Vietnamin - shfaqen pamjet e para dramatike

Azia
Partia Socialiste e Francës: Macron harroi Banjskën, aeroplanët

Partia Socialiste e Francës: Macron harroi Banjskën, aeroplanët "Rafale" do të aterrojnë pranë varrit masiv të Batanjicës

Serbia
Zjarr dhe shpërthime të fuqishme në Rusi - shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Voronezh

Zjarr dhe shpërthime të fuqishme në Rusi - shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Voronezh

Evropa
Qytetarët francezë protestojnë kundër emërimit të Michel Barnier si kryeministër

Qytetarët francezë protestojnë kundër emërimit të Michel Barnier si kryeministër

Evropa
Kalo në kategori