LAJMI I FUNDIT:

Napoli nuk do të mund të përdorë fanellat me foton e Maradonas

Napoli nuk do të mund të përdorë fanellat me foton e Maradonas

Napoli nuk do mund të përdorë më imazhin e Diego Armando Maradonas në fanella pas një vendimi gjyqësor në favor të fëmijëve të legjendës argjentinase.

Pesë fëmijët e Maradonas hodhën klubin italian në gjyq pas një mosmarrëveshjeje ligjore me Stefano Cecin, ish-menaxherin e legjendës.


Skuadra ka veshur fanella që mbanin një imazh ‘gjurmë gishti dhe në të fytyrën’ e Maradonas, pas vdekjes së legjendës, pasi klubi kishte fituar të drejtat nga Ceci disa muaj para se argjentinasi të vdiste në nëntor 2020, ose të paktën kështu raportojnë mediet italiane.

Familja e Maradonas ndërmori veprime ligjore për të bllokuar shpërndarjen dhe përdorimin e imazhit në çfarëdolloj forme, përfshirë në fanella, dhe gjithashtu kërkoi sekuestrimin e të ardhurave në shumën prej 450,000 euro.

Gjyqtari i Gjykatës së Napolit, Paolo Andrea Vassallo tha se kontrata prej 23,000 euro e Cecit me Napolin ishte “e dëmshme për trashëgiminë pasurore” të fëmijëve të Maradonas në lidhje me përdorimin e imazhit të babait të tyre, “një simbol planetar i futbollit, i njohur kudo. Vlera ekonomike e përdorimit të imazhit duket të jetë e një rëndësie të konsiderueshme, pothuajse e paçmueshme”.

Shitja e 6,000 fanellave të Napolit që mbanin imazhin Maradonas solli 900,000 euro të ardhura bruto, me Ceci që mori 50% të të ardhurave pasi kishte nënshkruar një marrëveshje me fituesin e Kupës së Botës në gusht 2020.

Ndaj Cecit u vendos një masë e ndalese dhe u sekuestruan 150, 000 euro.

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Dikur shkëlqente tek Liverpooli, tani është përjashtuar nga ekipi amator në moshën 28-vjeçare

Dikur shkëlqente tek Liverpooli, tani është përjashtuar nga ekipi amator në moshën 28-vjeçare

Premier League
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-sulmuesi i Anglisë me akuza të rënda ndaj Klopp: Pa Salah, nuk do të kishin fituar asgjë

Ish-sulmuesi i Anglisë me akuza të rënda ndaj Klopp: Pa Salah, nuk do të kishin fituar asgjë

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Kalo në kategori