Irani kufizon qasjen në Instagram dhe WhatsApp mes protestave për vdekjen e 22-vjeçares
Irani ka frenuar aksesin në rrjetet e mediave sociale sikurse Instagram dhe WhatsApp mes protestave për vdekjen e një gruaje në paraburgim nga policia, sipas banorëve dhe vëzhguesit të internetit NetBlocks.
Ndërprerje të konsiderueshme të internetit u raportuan gjithashtu në të gjithë vendin, me një nga operatorët më të mëdhenj të telefonisë celulare të ndërprerë, duke lënë miliona iranianë jashtë linje.
NetBlocks raportoi gjithashtu një “humbje të lidhjes në shkallë kombëtare” në ofruesin kryesor të telefonisë celulare të Iranit dhe rrjetin e një kompanie tjetër.
Serverët e WhatsApp u ndërprenë në shumë ofrues të internetit, disa orë pasi shërbimet e Instagram u bllokuan, tha NetBlocks me qendër në Londër.
Të dhënat e grupit tregojnë një ndërprerje pothuajse totale të shërbimit të internetit në pjesë të provincës Kurdistan në Iranin perëndimor që nga e hëna, ndërsa kryeqyteti i Teheranit dhe pjesë të tjera të vendit janë përballur gjithashtu me ndërprerje që nga e premtja, kur shpërthyen protestat për herë të parë.
⚠️ #Iran is now subject to the most severe internet restrictions since the November 2019 massacre.
▶️ Mobile networks largely shut down (MCI, Rightel, Irancell – partial)
▶️ Regional disruptions observed during protests
▶️ Instagram, WhatsApp restrictedhttps://t.co/8cCHIJA2Oi— NetBlocks (@netblocks) September 21, 2022
Mahsa Amini, një grua kurdë 22-vjeçare nga qyteti veriperëndimor i Saqez, vdiq në spital të premten, pasi kaloi tre ditë në koma.
Ajo ishte duke vizituar kryeqytetin Tehran me familje e saj kur u arrestua nga policia e moralit, e cila e akuzoi për shkelje të ligjit që iu kërkon grave të vendosin hixhabin. Ajo humbi ndjenjat pasi u dërgua në një qendër paraburgimi për t’u “edukuar”, transmeton Telegrafi.
Ka raportime se oficerët e kanë rrahur në kokë me bastun dhe e kanë përplasur në një nga automjetet e tyre.
Vdekja e saj ka ngjallur protesta në Iran, derisa gratë janë parë duke djegur shamiat e duke djegur flokët. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Cili është ndryshimi i madh që pritet ta veçojë iPhone 17 nga seritë e tjera të iPhone?
Intenstifikohet rivaliteti mes Google dhe OpenAl – krijuesi i ChatGPT po zhvillon një shfletues ueb
Facebook Messenger më në fund ka marrë disa përmirësime
Nëse keni një nga këta router, zëvendësoni menjëherë
Ushtria amerikane teston automatikun me Al
Android 16 i zhbllokuar për disa përdorues: Çfarë dimë deri tani?
Lojtarët e Fortnite mund të dërgojnë audio kur raportojnë abuzim në video-lojë
Google fillon me NFC?
Netflix planifikon të lansojë studion e vet të video-lojërave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj