LAJMI I FUNDIT:

Nëntë kërkesat e detajuara të Messit për Barcelonën: Ulje e klauzolës së lirimit, 10 milionë bonus, avion privat, komision për vëllain e tij dhe kontratë për asistentin

Nëntë kërkesat e detajuara të Messit për Barcelonën: Ulje e klauzolës së lirimit, 10 milionë bonus, avion privat, komision për vëllain e tij dhe kontratë për asistentin

Lionel Messi kishte bërë disa kërkesa që duheshin të përmbusheshin nga Barcelona para se ai të vazhdonte kontratën e tij me klubin.

35-vjeçari u largua emocionalisht nga Barcelona në vitin 2021 për shkak të vështirësive financiare të klubit, lëvizje që e tronditi botën e futbollit.


Ai ishte tepër afër largimit në vitin 2020 pasi të dyja palët nuk arritën të bien dakord për kushtet e kontratës. Ky dështim bëri që Messi të mos nënshkruante vazhdim dhe shkoi te Paris Saint-Germain një vit më vonë.

Messi i klasifikoi të nëntë kërkesat si të rëndësishme sipas El Mundos dhe presidenti i atëhershëm, Josep Bartomeu, refuzoi dy prej tyre.


Pra, çfarë kishte kërkuar saktësisht Leo Messi?

1. Vazhdim i kontratës për tre vjet

Shumica e klubeve tentojnë t’u ofrojnë lojtarëve mbi 30 vjeç një zgjatje njëvjeçare pasi rënia mund të jetë e madhe. Megjithatë, po flasim për Lionel Messin. Ai ishte 33 vjeç në atë kohë dhe donte të nënshkruante për një kohë të gjatë.

2. Kënd privat për familjen tij dhe të Luis Suarez në Cam Nou

Messi dhe Luis Suarez kanë qenë miq që kur uruguaiani iu bashkua Barcelonës në vitin 2014 dhe argjentinasi donte të kujdesej edhe për bashkëlojtarin. Ai donte një kënd privat në Camp Nou, të cilën ai dhe familja e Suarez mund ta përdornin në çdo kohë.

3. 10 milionë euro bonus rinovimi

Vështirësitë financiare nënkuptonin se ata nuk mund t’i paguanin Messit atë që ai mendonte se e meritonte. Vetëm superylli i PSG-së, Kylian Mbappe është paguar për rinovim. Kërkesa e tij prej 10 milionë euro u refuzua nga klubi.

4. Eliminimi i klauzolës së lirimit

Messi ishte i lumtur të angazhohej, por donte fleksibilitet në kontratën e tij. Ai donte që klauzola e tij e lirimit të ulet nga 700 milionë euro në vetëm 10,000 euro. Do të thotë se ai mund të kishte lëvizur kurdo dhe ku të donte. Është këtë e Barcelona e refuzoi.

5. Uljen e pagës që e bëri e donte pas disa vitesh, por me interes

Çdo lojtar i Barcelonës mori një ulje pagash gjatë pandemisë së coronavirusit në vitin 2020. Frenkie de Jong e di më së miri. Messi ishte mes tyre dhe donte t’i kthehej pagat e plota në vitet që vinin, plus donte tre për qind interes.

6. Një avion privat gjatë Krishtlindjeve

Reprezentuesi argjentinas donte për të dhe familjen e tij një avion privat që të udhëtonte në atdheun e tyre për pushime.

7. Nëse rriten taksat, paga e tij të mos ndryshonte

Messi donte që paga e tij neto të mbetej e njëjtë nëse qeveria spanjolle zgjedh të rrisë taksat.

8. Vazhdimi i kontratës për asistentin e tij personal

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë kishte një asistent personal, Pepe Costa, i cili u pagua nga Barcelona gjatë viteve të tij të fundit në Kataloni. E ardhmja e Costa ishte në dyshim gjatë pandemisë, por Messi këmbënguli që ai të mbante punën e tij.

9. Komision vëllait të tij

Kërkesa përfundimtare ishte një komision për vëllain e tij, Rodrigo Messi. Pse Barcelona u pajtua me këtë? Rodrigo ishte duke përfaqësuar Ansu Fati në atë kohë dhe e dinte se negociatat me të për spanjollin e ri do të vinte. Në fakt po kryente dy pjesë të biznesit.


/Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve

"Orari është totalisht i çmendur, kjo që na bëjnë është krim" - Klopp shpërthen ndaj transmetuesve televiziv

Premier League
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Kalo në kategori