LAJMI I FUNDIT:

Ministri rus i Mbrojtjes: Do të ftojmë 300 mijë rezervistë

Ministri rus i Mbrojtjes: Do të ftojmë 300 mijë rezervistë

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, ka bërë të ditur sot se Rusia do të fillojë menjëherë me mobilizimin e 300 mijë rezervistëve.

“Rezervat tona në personel janë të mëdha dhe shkon në 25 milionë njerëz, e ky mobilizim paraqet një për qind të potencialit”, tha ministri rus – duke tentuar që me këto deklarata t’i frikësojë ukrainasit dhe botën perëndimore, transmeton Telegrafi.


Sipas të parit të ministrisë së Mbrojtjes, do të mobilizohen persona me përvojë ushtarake dhe para se të nisen në fushëbetejë, do t’i nënshtrohen një sërë stërvitjesh.

“Nuk po luftojmë kundër Ukrainës, por kundër tërë Perëndimit”, shtoi Shoigu që konsiderohet si njeri i besuar i Putinit, dhe vazhdimisht tenton të mbulojë dështimet e ushtrisë ruse në Ukrainë.

Madje deri më sot ka refuzuar të zbulojë shifrat e humbjeve, si në personel ushtarak ashtu dhe në makinerinë luftarak gjatë luftimeve të ashpra në Ukrainë.

E Vladimir Putin gjatë adresimit të tij – tha se ka urdhëruar mobilizimin e pjesshëm dhe ka pranuar haptazi se mbështet referendumet në rajonet që kontrollohen nga separatistët pro-rusë në Ukrainë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka

Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"

Botë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Botë
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori