LAJMI I FUNDIT:

Will Smith shihet duke festuar ditëlindjen e Jada Pinkett Smith në një dalje të rrallë publike që nga incidenti në “Oscars”

Will Smith shihet duke festuar ditëlindjen e Jada Pinkett Smith në një dalje të rrallë publike që nga incidenti në “Oscars”

Will Smith u pa në krah të gruas së tij Jada Pinkett Smith teksa ajo festoi ditëlindjen e 51-të.

Familja e njohur u mblodh me miqtë për një festë në natyrë, duke festuar për Pinkett Smith, e cila u pa e veshur një pallto të kuqe të gjatë dhe bluzë të ngjashme, kapele të zezë dhe çizme


“Jam shumë mirënjohëse për të gjithë dashurinë e ditëlindjes dje, faleminderit”, ka shkruar ylli i “Red Table Talk” në një video.

Will ishte veshur me një bluzë të zezë me mëngë të gjata me krahë me model dhe xhinse blu të errët.

Në klip ishin të dukshëm edhe fëmijët e çiftit, djali, Jaden, 24 vjeç dhe vajza, Willow, 21 vjeç.

“Unë jam thjesht mirënjohëse, thjesht thellësisht mirënjohëse”, u tha Jada të pranishmëve që morën pjesë në ditëlindjen e saj.

Festa e ditëlindjes ishte e kompletuar me një tavolinë plot me ëmbëlsira, duke përfshirë një tortë të zbukuruar me qirinj dhe petale.

Smith ka qëndruar larg për rreth gjashtë muaj nga incidenti i tij famëkeq i “Oscars” më 27 mars, në të cilin ai goditi koemdianin Chris Rock, 57 vjeç, pasi ai bëri një shaka në kurriz të Pinkett Smith.

“Jada, të dua, GI Jane 2, mezi pres ta shoh”, tha Rock duke iu referuar filmit të vitit 1997, i cili shfaqte Demi Moore me një kokë të rruar. Pinkett Smith është diagnostikuar me alopeci, e cila shkakton rënie të flokëve.

Smith më pas doli në skenë dhe goditi me shuplakë Rockun, më pas u kthye në vendin e tij dhe i bërtiti dy herë, ‘Mbaje emrin e gruas sime nga goja jote!’, duke shokuar audiencën dhe të pranishmit në sallë.

Aktori më pas ka kërkuar falje në disa raste për incidentin dhe ka dhënë dorëheqjen nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit përpara se t’i jepej një ndalim 10-vjeçar nga “Oscars”.

Pinkett Smith në qershor foli për mënyrën se si ajo shpresonte të lëvizte përpara nga incidenti në serinë e saj “Watch” në Facebook.

“Rreth natës së Oskarit: Shpresa ime më e thellë është që këta dy burra inteligjentë dhe të aftë të kenë një mundësi për t’u shëruar, për ta folur dhe për t’u pajtuar”, tha ajo.

Dave Chappelle thotë se përpara shuplakës në "Oscars", Will Smith për 30-të vite krijoi përshtypjen e një njeriu të përsosur
Lexo po ashtu Dave Chappelle thotë se përpara shuplakës në "Oscars", Will Smith për 30-të vite krijoi përshtypjen e një njeriu të përsosur

“Me gjendjen e botës sot, ne kemi nevojë për të dy, dhe ne të gjithë kemi nevojë për njëri-tjetrin më shumë se kurrë. Deri atëherë, Will dhe unë po vazhdojmë të bëjmë atë që kemi bërë për 28 vitet e fundit – dhe kjo është të vazhdojmë të kuptojmë këtë gjë të quajtur jetë së bashku”, ishte shprehur Jada.

Në një falje që ai kërkoi në korrik për incidentin, Smith tha se bashkëshortja e tij “nuk kishte të bënte asgjë me” sulmin e tij ndaj Rock.

“Kam bërë një zgjedhje vetë nga përvojat e mia, nga historia ime me Chris. Dua të kërkoj falje ndaj fëmijëve të mi dhe familjen time për nxehtësinë që kam sjellë mbi të gjithë ne”, kishte deklaruar Will më parë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Magazina

"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre

Magazina

"Produksioni doli keq, nuk ishte marrëveshje" - Roberti flet për postimin që u bë viral dhe zbulon 'tradhtinë' që Xhensila ia bëri Besit

Magazina
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Kalo në kategori