LAJMI I FUNDIT:

Gara për kryetar të LVV, Abrashi: Nuk e di a ka anëtar që mendon se mund ta sfidojë Albin Kurtin

Gara për kryetar të LVV, Abrashi: Nuk e di a ka anëtar që mendon se mund ta sfidojë Albin Kurtin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi ka thënë se deri më tani nuk ka anëtar që ka sfiduar Albin Kurtin për të parin e partisë.

Abrashi theksoi se gjatë kohës së Kurtit, partia e Lëvizjes Vetëvendosje, ka arritur kulmin, dhe sipas tij, nuk kanë njet ta ndërrojnë.


“Në drejtimin e Albin Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje ka pasë fitoret më spektakolare dhe të paimagjinueshme. Po besoj se është një mendim gjithëpërfshirës i anëtarësisë tonë, dorën e mirë nuk e kemi njet ta ndërrojmë, dhe rrjedhimisht për neve mbetet e padiskutueshme kandidatura e z. Kurtit, për katërvjeçarin e drejtimit të Lëvizjes Vetëvendosje. Nuk e di a ka anëtar që mendon se mund ta sfidojë z. Kurtin, por gjithsesi nuk kanë e parë deri tani të arsyeshme”, ka thënë Abrashi, për Klan Kosova.

“Ne demokracinë e brendshme përveç si vullnet të lirë e shohim edhe si procedurë, tashmë kanë përfunduar fazat e kandidaturave, tashmë jemi në hapje të fushatës”.

Abrashi foli edhe për kandidaturat e disave që janë refuzuar për kryetar të degave të komunave.

“Lëvizja Vetëvendosje përveç shfaqjes së vullnetit  për me kandidu, ka edhe procedurat e brendshme, për fat të keq, këtë radhë jo të gjithëve iu është konfirmuar kandidatura, kështu është rregullatura”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori