LAJMI I FUNDIT:

NYT: Në një cep të Kosovës ende dëgjohen brohoritjet për Putinin

NYT: Në një cep të Kosovës ende dëgjohen brohoritjet për Putinin

“Rusia është e vetmja fije shprese që na ka mbetur”, ka thënë Milos Damjanoviq, një historian lokal në pjesën kryesisht serbe të qytetit të Mitrovicës, në Kosovë, dhe një besimtar i zjarrtë se Perëndimi dhe aleanca ushtarake e NATO-s ishin përgjegjës për copëtimin e Jugosllavisë, pjesë e së cilës Kosova ishte deri në luftërat ballkanike të viteve 1990.

Kjo është njëra nga deklaratat përmes së cilave mediumi prestigjioz The New York Times, përshkruan “disponimin” në veri të Kosovës, përcjell Telegrafi.

Në këtë drejtim, NYT sjell edhe një imazh në rrugën kryesore nga Mitrovica në veri – pranë një postblloku të drejtuar nga ushtarë amerikanë, përcjell Telegrafi.


Aty, thekson mediumi amerikan, një billbord i siguron serbët vendas se ata nuk po qëndrojnë të vetëm kundër Perëndimit dhe se ende kanë miq me ndikim: Ai shfaq fotografitë e presidentit Vladimir V. Putin të Rusisë, presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe yllit serb të tenisit Novak Gjokoviq, të cilët u nderuan si “qytetarë nderi” të një vendbanimi etnik serb aty pranë.

Siç vë në pah NYT, Putini nuk është paraqitur për të marrë titullin e tij të nderit, por ai ende figuron dukshëm në mendjet e shumë banorëve si një shpëtimtar i mundshëm dhe i shumëpritur, i fundit në një varg të gjatë të rusëve që, sipas serbëve, kanë punuar pa u lodhur për të mbrojtur “vëllezërit” e tyre sllavë nga të huajt armiqësorë, veçanërisht nga myslimanët.

Veç kësaj, mediumi amerikan tregon se në qendër të Mitrovicës qëndrojnë statuja që nderojnë Princin Llazar dhe Grigory Scherbina, një i dërguar rus në rajon i cili u vra pranë qytetit nga një ushtar mysliman në vitin 1903.

Një mbishkrim në statujën e të dërguarit thotë: “Një pikë gjaku vëllazëror rus i bashkohet gjakut serb që rrjedh prej shekujsh”.

Por aty nuk përmendet se i dërguari rus ishte me origjinë ukrainase.

Sidoqoftë, përveç mbështetjes së Serbisë në Kombet e Bashkuara dhe dhënies së peshës diplomatike pretendimeve se Kosova ende i përket Serbisë, Rusia ka ofruar pak në rrugën e ndihmës konkrete.

Duke përmendur vazhdimisht ndërhyrjen e Perëndimit në Kosovë për të justifikuar “sekuestrimin” e Krimesë dhe tokave të tjera ukrainase nga Rusia, Putini ka minuar parimin e integritetit territorial mbi të cilin Serbia e vendosë pretendimin e saj ndaj Kosovës.

Por, tha Marko Jakshiq, një ish-këshilltar lokal në Mitrovicën e Veriut – pjesa etnike serbe e qytetit: “Kur humbet çdo shpresë, beson në mrekulli. Për shumë njerëz këtu, Rusia është shpresa e fundit e mbrojtjes”.

Si konkluzion, shumica e serbëve etnikë, qofshin ata që jetojnë në Serbi apo në pjesë të tjera në Kosovë dhe në Bosnje dhe Hercegovinë, e shohin Rusinë si mikun e tyre, jo sepse u pëlqen domosdoshmërisht se ku e ka çuar Putini vendin e tij, por sepse e urrejnë NATO-n.

Ndërkohë të pyetur nga anketuesit vitin e kaluar se kush ishte “mbrojtësi më i mirë i interesave serbe”, më shumë se 65 për qind e banorëve në veri të Kosovës zgjodhën Rusinë dhe vetëm 3 për qind Shtetet e Bashkuara.

Shkrimi i NYT konsideron më tej se roli i Mitrovicës së Veriut si një kështjellë e ndjenjave pro-ruse ka krijuar një problem për Vuçiqin, presidentin serb.

Ai ka refuzuar vendosjen e sanksioneve ndaj Moskës për pushtimin dhe për vite me radhë, ai ka nxitur ndjenjën e viktimizimit të serbëve.

Në të njëjtën kohë, megjithatë, ai ka punuar për të bindur Perëndimin se ai nuk është në “anën” e Kremlinit.

Por të kujdesshëm për t’u cilësuar si ekstremistë dhe për të prishur “aktin balancues” të Vuçiqit midis Lindjes dhe Perëndimit, zyrtarët serbë etnikë në veri të Kosovës ofrojnë vetëm mbështetje të heshtur për Rusinë dhe mohojnë të kërkojnë mbështetje nga Moska.

“Rusia ka simpati këtu, por ne nuk po kërkojmë ndihmë prej saj”, ka thënë Igor Simiq, nënkryetari i partisë kryesore politike që përfaqëson serbët në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Lajme
Kalo në kategori