Numri i pushuesve në strukturat akomoduese shënoi 13 për qind rritje në muajin korrik.
Instituti i Statistikave INSTAT raportoi se rritje kanë shënuar si turistët rezidentë me 13.1 për qind edhe ata jo-rezident me 12.9 për qind në raport me korrikun e një viti më parë.
“Numri i netë qëndrimeve gjithsej është rritur me 14.9 për qind, në krahasim me Korrik 2021. Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e mëposhtëm: numri i netë qëndrimeve nga rezident është rritur me 14.9 për qind; numri i netë qëndrimeve nga jo-rezident është rritur me 15.0 për qind”, thuhet në raport.
I njëjti sjell në vëmendje se rajoni me rritjen më të lartë ka qenë ai ai qendër diçka e konfirmuar edhe nga tuorperatorët ku kontribuues kryesor mbetet Durrësi. Ky i fundit kishte një kërkesë 30 për qind më të lartë sipas turoperatorëve sese kishte kapacitetin akomodues. Ndërkohë Jugu duket se është braktisur nga vendasit të cilët kanë shënuar një rënie 3.5 për qind diçka që është balancuar nga jo-rezidentët që kanë shënuar një rritje 4.2 për qind.
“Numri i vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritjen më të lartë prej 2,4 herë. Në Zonat Jo-bregdetare ky tregues është rritur me 50.3 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në “Akomodime për pushime dhe të tjera akomodime afatshkurtra” ka shënuar rritjen më të lartë me 53.6 për qind.
Në muajin Korrik 2022, numri më i lartë i vizitorëve rezulton: sipas rajoneve në “Rajonin Jugut“ (36.1 për qind); sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Bregdetare” (71/6 për qind); sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (92.9 për qind); Netë qëndrime” thuhet në publikimin e INSTAT.
Ajo që vihet re është edhe një rritje e netqëndrimeve të cilat janë 14.9 për qind, më të larta krahasim me muajin Korrik 2021.
“ Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritjen më të lartë prej 2,4 herë. Në Zonat Jo-bregdetare ky tregues është rritur me 30.9 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në “Akomodime për pushime dhe të tjera akomodime afatshkurtra” ka shënuar rritjen më të lartë me 41.2 për qind. Në muajin Korrik 2022, numri më i lartë i netë qëndrimeve është realizuar: sipas rajoneve në “Rajonin e Jugut“ (34.4 për qind); sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Bregdetare” (84.1 për qind); sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (91.8 për qind)” nënvizon INSTAT.
Referuar shifrave gjatë korrikut , norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 38.6 për qind, kundrejt 35.1 për qind që ishte në muajin Korrik 2021. Norma e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 40.9 për qind, kundrejt 36.0 për qind që ishte në muajin Korrik 2021. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!