LAJMI I FUNDIT:

Rusët sulmojnë centralin bërthamor në Mykolaiv, ukrainasit publikojnë pamjet e shpërthimit që ndodhi 300 metra larg centralit

Rusët sulmojnë centralin bërthamor në Mykolaiv, ukrainasit publikojnë pamjet e shpërthimit që ndodhi 300 metra larg centralit

Deputeti i parlamentit të Ukrainës, Oleksii Gonrachenko, ka publikuar pamjet që siç thotë ai tregojnë bombardimet ruse mbi centralin bërthamor.

“Rusia bombardoi centralin bërthamor në jug të Ukrainës. Shpërthimi ka ndodhur 300 metra nga reaktori. Pamjet shfaqin momentin e shpërthimit në central”, ka shkruar Gonrachenko, transmeton Telegrafi.

Siç raporton AFP, ukrainasit akuzojnë rusët për bombardimin e centralit bërthamor, ku si pasojë është dëmtuar një pjesë e objektit që Kievi po e cilëson si “terrorizëm bërthamor”.


Ishin trupat e Kremlinit që goditën centralin Pivdennoukrainsk në Mykolaiv, ku u dëgjua një shpërthim tejet i fuqishëm.

Në video shihet një top i zjarrtë që ngritet në qiell si pasojë e sulmit, kurse tre reaktorët e centralit bërthamor në Pivdennoukrainask nuk janë dëmtuar dhe po vazhdojnë punën.

Pivdennoukrainsk gjithashtu njihet si centrali bërthamor i pjesës jugore të Ukrainë që shtrihet përgjatë lumit Bug, dhe gjendet 190 milje në jug të kryeqytetit – Kiev. Është centrali i dytë më i madh bërthamorë në Ukrainë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukraina godet

Ukraina godet "depo municioni" brenda Rusisë

Evropa
Rikthim i fuqishëm i Ukrainës në frontin e Donetskut - ukrainasit ndaluan rusët afër Pokrovsky, çlirohet edhe një pjesë e Niu-Yorkut

Rikthim i fuqishëm i Ukrainës në frontin e Donetskut - ukrainasit ndaluan rusët afër Pokrovsky, çlirohet edhe një pjesë e Niu-Yorkut

Evropa
I turpëruar, i mundur dhe pa ekuipazh: Starliner i Boeing u kthye nga hapësira në Tokë

I turpëruar, i mundur dhe pa ekuipazh: Starliner i Boeing u kthye nga hapësira në Tokë

Botë
Ministri italian pasi u zbulua se punësoi dashnoren në kabinetin e tij: Dua të jem me gruan time!

Ministri italian pasi u zbulua se punësoi dashnoren në kabinetin e tij: Dua të jem me gruan time!

Evropa
Qytetarët francezë protestojnë kundër emërimit të Michel Barnier si kryeministër

Qytetarët francezë protestojnë kundër emërimit të Michel Barnier si kryeministër

Evropa
Partia Socialiste e Francës: Macron harroi Banjskën, aeroplanët

Partia Socialiste e Francës: Macron harroi Banjskën, aeroplanët "Rafale" do të aterrojnë pranë varrit masiv të Batanjicës

Serbia
Kalo në kategori