Nxënësit dhe prindërit e komunës së Pejës përmes një marshi protestues kanë kërkuar që greva në arsim të ndërpritet sa më shpejt, dhe qysh nga nesër nxënësit të kthehen në bankat shkollore.
Ky marsh i cili u organizua nga Këshilli i prindërve në Pejë u mbajt në qendër të këtij qyteti.
“Qeveri-SBASHK, duam zgjidhje, duam të fillojmë procesin mësimor”, “Shkollat janë për të mësuar jo për t’i mbushur”, “Zgjidhni problemet ndryshe, jo me grevë“, “SBASHK kërkoni të drejtat tuaja mos na dëmtoni fëmijët, duan shkollë” ishin disa nga mbishkrimet që nxënësit mbanin në duar.
Arta Kollçaku -Gashi kryetare e Këshillit të Prindërve kërkoi që greva në arsim të ndërpritet dhe qysh nga dita e nesërme të filloj mësimi. Sipas saj fushëbeteja është në mes të Qeverisë dhe SBASHK-ut.
“Me moton ‘Qeveri dhe SBASHK’ duam nxënësit në shkollë dhe të gjejnë një zgjidhje sa më të shpejt që ne të fillojmë procesin mësimor. Fëmijët ta kenë vendin në shkollë dhe jo në shtëpi, dhe fëmijët mos t’i rrezikojmë t’i nxjerrim në rrugë për qëllimet e dy palëve, për qëllime të Qeverisë dhe SBASHK-ut. Mësimdhënësit i mirëpresin nxënësit në shkollë dhe bëjë apel që Qeveria dhe SBASHK-u që sa më parë të marrin vendim dhe t’i nxjerrin fëmijët nga kjo fushëbetejë e cila është mes dy palëve. Ne jemi që fëmijët të mos humbasin asnjë ditë mësimi, ne jemi që procesi mësimor të filloj qysh nga dita e nesërme”, theksoi ajo.
Kollçaku-Gashi tha se marshe të tjera përmes të cilëve do të kundërshtojnë grevën nuk do të ketë.
Hazir Tigani kryetar i Këshillit të Prindërve të regjionit të rrafshit të Dukagjinit u shpreh se përmes këtij marshi po kërkojnë nga Qeveria dhe SBASHK-u që nxënësit t’i kthehen shkollës.
Tigani kërkoi që Qeveria e Kosovës dhe SBASHK-u duhet t’i zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre në të mirë të fëmijëve.
“Sot me këtë ta quaj marsh besoj se ministrisë dhe SBASHK-ut i kemi dërguar një mesazh të qartë e ai është fëmijët duhet të jenë në shkolla fëmijët duhet t’i kthehen shkollës aty ku e kanë vendin. Ndërsa, mosmarrëveshjet dhe teket le t’i lënë për vete dhe le t’i hedhin anash dhe kjo të bëhet për të mirën e kësaj rinie përreth nesh, për të mirën e ardhmërisë sonë dhe për të mirën e nxënësve tanë….Fëmijët kanë mbetur të ngujuar, prindërit së bashku me ta kanë mbetur në një tunel ku nuk po vërehet asnjë dritë. Fëmijët e kanë të drejtën e vetë për shkollim, kjo e drejtë është e garantuar me Kushtetutë dhe me ligj e kush duhet ta zbatoj Kushtetutën dhe ligjet dihet qeveria është ajo që duhet t’i hap dyer SBASHK….Qysh nesër të hapen dyert për nxënësit tanë, qysh nesër sepse mendoj se edhe nesër është vonë që të ulen sot dhe t’i kryejnë mosmarrëveshjet sepse fundja jemi ne ata që jemi humbësit më të mëdhenj“, u shpreh ai.
Që nga 25 gushti janë në grevë punëtorët e administratës publike, e nga 1 shtatori nuk ka nisur viti shkollor për shkak të kësaj greve. Përkundër, thirrjeve të vazhdueshme nga Qeveria e Kosovës dhe Këshilli i Prindërve që të ndërpritet greva dhe të nis procesi mësimor, SBASHK-u po insiston që greva do të vazhdoj deri në plotësimin e kërkesave të tyre e që janë 100 euro deri në hyrjen në fuqi të Ligjit të Pagave, hyrja në fuqi sa më shpejt e këtij ligji etj.
Përfaqësuesit e BSPK-së gjatë javës së kaluar janë takuar edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti po që nuk u arrit ndonjë dakordim që do të mund të sjell ndërprerjen e grevës./KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje