LAJMI I FUNDIT:

Vodhën 20 mijë euro, ndalohen tre persona nga Prokuroria e Pejës

Vodhën 20 mijë euro, ndalohen tre persona nga Prokuroria e Pejës
Ilustrim

Tre persona janë ndaluar në Pejë nën dyshimin se të njëjtit duke vepruar si grup kanë vjedhur 20 mijë euro.

Prokuroria Themelore e Pejës ka njoftuar se personat e ndaluar janë H.A, E.H dhe M.A të cilët duke vepruar si anëtar të grupit kanë kryer veprën penale “Vjedhje e Rëndë”.

“Tre të dyshuarit duke vepruar si anëtar të grupit kanë arritur t’i vjedhin nga i dëmtuari shumën e parave në vlerë prej njëzetmijë (20.000) mijë eurove, ku pas koordinimit të Prokurorit të Shtetit me Policinë e Kosovës, tre (3) të dyshuarit (H.A., E.H., dhe M.A.,) janë arrestuar mbrëmë rreth orës 18:00”, thuhet në njoftim.


Sipas njoftimit nga Prokuroria bëhet e ditur se pas kontrollit të shtëpive të pandehurve, në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve janë gjetur parat e vjedhura, në shumë prej njëzetmijë (20.000) euro.

“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit janë ndaluar 48 orë, ndërsa brenda afatit ligjor, Prokuroria Themelore në Pejë do paraqet kërkesën për caktimin e masës se paraburgimit ndaj tre të pandehurve në gjykatën kompetente”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/