LAJMI I FUNDIT:

Biden përsëri thotë se SHBA do të mbronte Tajvanin nëse sulmohet nga Kina

Biden përsëri thotë se SHBA do të mbronte Tajvanin nëse sulmohet nga Kina

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka thënë sërish se SHBA-të do të mbrojnë Tajvanin në rast të një sulmi nga Kina.

I pyetur në një intervistë për CBS nëse trupat amerikane do të mbronin ishullin, Biden tha: “Po, nëse në fakt, do të kishte një sulm të paprecedentë”.

Deklaratat e shtynë Shtëpinë e Bardhë të sqaronte se politika e SHBA-së nuk kishte ndryshuar.


Uashingtoni ka mbajtur prej kohësh një qëndrim “paqartësie strategjike” – ai nuk angazhohet për të mbrojtur Tajvanin, por gjithashtu nuk e përjashton opsionin.

Tajvani është një ishull i vetëqeverisur në brigjet e Kinës lindore që Pekini e pretendon si pjesë të territorit të tij.

Dhe siç shkruan BBC, Uashingtoni “ka ecur gjithmonë në një litar të hollë” diplomatik për këtë çështje.

Tajvani iu përgjigj deklaratave të Biden të hënën duke përshëndetur “angazhimin e fortë të sigurisë së qeverisë amerikane ndaj Tajvanit”.

Taipei tha se do të vazhdojë të thellojë “partneritetin e ngushtë të sigurisë” me Uashingtonin.

Ndryshe, vetëm në fillim të këtij muaji, SHBA ranë dakord t’i shesin 1.1 miliard dollarë armë dhe mbrojtje nga raketat në Tajvan, duke provokuar zemërimin e Kinës.

Pekini nuk i është përgjigjur ende komenteve të fundit të Biden, të transmetuara në një intervistë të CBS 60 Minutes të dielën.

Por Kina ka dënuar më parë komente të tilla nga Biden që premtonte veprime ushtarake të SHBA. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Amerika
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Amerika
Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Amerika
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Amerika
Kalo në kategori