Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci u ka bërë sërish thirrje mësimdhënësve dhe punëtorëve të tjerë të arsimit, që të ndërpresin grevën dhe të rifillojë mësimi në shkollat e Kosovës.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Nagavci ka shkruar se punëtorët e arsimit janë trajtuar dinjitetshëm dhe pozicioni i tyre është më i mirë tash në Ligjin për Paga, sesa ka qenë paraprakisht.
“Në ligjin për paga të anuluar nga Gjykata Kushtetuese, paga bazë e një mësimdhënësi të shkollës së mesme të lartë ka qenë sa 26% të pagës më të lartë në vend, ndërsa me projektligjin e ri është 32% e pagës më të lartë; paga e një mësimdhënësi në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët ka qenë 23-24.5% e pagës më të lartë, ndërsa tani është 31%; etj. Pra, punëtorët e arsimit jo vetëm që janë trajtuar dinjitetshëm, por edhe është përmirësuar pozicionimi i atyre që ishin diskriminuar me ligjin e kaluar. Nuk ka më lënie anash të mësuesve klasorë 1-5 dhe pagë më e ulët për ta, sikur edhe për sekretarët, bibliotekistët, psikologët e pedagogët në shkolla, të cilët ishin trajtuar në mënyrë jo të mirë në ligjin e fundit”, ka shkruar Nagavci.
Ajo ka theksuar se Projektligji i pagave iu ofron mësimdhënësve më shumë sesa vetë përfaqësuesit e SBASHK-ut, ishin pajtuar në ligjin e kaluar.
“Projektligji për pagat në sektorin publik tashmë është në dëgjim publik. Ky Projektligj ofron shumë se ajo më të cilën ishin pajtuar përfaqësuesit e SBASHK-ut në ligjin e fundit. Ftoj të gjithë mësimdhënësit në Kosovë që të fillojnë mësimin dhe ndërkohë të japin edhe kontributin e tyre me komente e sugjerime, që të kemi një Projektligj sa më të mirë për pagat. Do të jemi gjithmonë pranë mësimdhënësve dhe punëtorëve tjerë të arsimit për të tejkaluar çdo vështirësi dhe së bashku të kujdesemi që fëmijëve tanë t’ju ofrojmë arsimim cilësor”, ka shkruar Nagavci në Facebook.
Kurse kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj gjatë ditës së diele i tha Telegrafit se është pikërisht ministrja Nagavci ajo që po u bënë presion shkollave të hapen, ku si pasojë e këtij presioni dhe shantazhi disa prej tyre edhe kanë filluar të hapen.
“Në takimet që i mbajmë çdo ditë, jemi duke e analizuar situatën, ka disa shkolla aty këtu ku ka filluar mësimi që të njëjtat janë të njohura edhe për opinionin. Kjo hapje ka ndodhur pas presioneve të papara që u janë bërë ndaj grevistëve kudo, qoftë me vizita qoftë me mesazhe dhe të tjera. Zonja Nagavci nuk ka pushuar së shkuari nëpër komunat të cilat ajo ka menduar se më lehtë do t’i ecë fjala. Në Podujevë, Gjilan, Kamenicë dhe Gjakovë për çudi janë bërë presione dhe këtë nuk mund ta fsheh Qeveria. Presioni po bëhet nga zonja Nagavci konkretisht”, tha ai./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova