LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM nuk planifikon nismë tjetër për referendum

OBRM-PDUKM nuk planifikon nismë tjetër për referendum

OBRM-PDUKM-ja nuk planifikon nismë tjetër për referendum.

Koordinatori i grupit parlamentar të kësaj partie Nikolla Micevski në intervistë për Radion Evropa e Lirë thotë se çfarëdo nisme do të refuzohej përsëri nga kryeparlamentari Xhaferi.

Micevski shton se OBRM-PDUKM-ja nuk është kundër ndryshimeve kushtetuese por kundër çështjeve të tjera të hapura në Marrëveshjen me Bullgarinë.


“Absolutisht nuk jemi kundër përfshirjes së bullgarëve në Kushtetutë. Ne e kemi thënë qëndrimin tonë. Megjithatë ka shumë çështje në marrëveshje që janë bazë për të gjitha pretendimet asimiluese dhe mohuese të një shteti fqinj ndaj nesh. Le të zgjidhen të gjitha çështjet kontestuese rreth marrëveshjes dhe ne aspak nuk jemi kundër përfshirjes së bullgarëve dhe të popujve të tjerë në Kushtetutë”, tha Nikolla Micevski.

Deklaratën e Micevskit, LSDM-ja e cilëson si kthim shpine ndaj Mickoskit.

“Deklarata e Nikolla Micevskit se OBRM-PDUKM-ja nuk është kundër ndryshimeve kushtetuese dhe përfshirjes së bullgarëve si dhe popujve të tjerë, nënkupton kundërshtim radikal të politikave destruktive të Mickoskit. A është dikush në timonin e anijes që po fundoset?”, thonë nga LSDM-ja.

OBRM-PDUKM-ja ka insistuar që nuk voton ndryshimet kushtetuese meqë pala bullgare ka qasje kushtëzuese dhe shantazhuese me kërkesa hegjemoniste për identitetin maqedonas, në marrëveshjen mes dy palëve. /Alsat.mk

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Shëndetësi
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Lajme
Kalo në kategori