Ushtria ruse është në kërkim të rekrutëve për luftën në Ukrainë – duke u ofruar të paktën 2.700 euro në muaj, ku në videon promovuese thonë se është “zgjedhja e vërtetë e një burri”, raporton Sky News.
Ushtria ka shpërndarë transparentë për të tërhequr vëmendjen e “ushtarëve me pagesë” për atë që Kremlini po i referohet si “operacioni special ushtarak”, që në fakt është pushtimi rus në shtetin fqinj – Ukrainën, transmeton Telegrafi.
Në qytetin rus Rostov në jug të këtij vendi, ushtarët e uniformuar dhe me maska ua kanë treguar armët kalimtarëve të rastit, dhe u ndanin broshura me sloganin “shërbimi ushtarak me marrëveshje – zgjedhja e vërtetë e burrit”
Rusia e as Ukraina nuk publikojnë të dhënat sa i përket humbjeve, që shërbimet perëndimore të inteligjencës vlerësojnë se shkon në dhjetëra mijëra të vrarë nga të dyja palët.
Në anën tjetër, Moska as që ka azhurnuar numrin e të vdekurve që nga 25 marsi, kur edhe ishte thënë se 1.351 ushtarë rusë janë vrarë dhe 3.825 tjerë janë plagosur.
Pavarësisht se Kremlini ka bërë të ditur se nuk ka pasur bisedime për mobilizim në tërë vendin për të rritur forcat e saj mbrojtëse, faktet nga terreni tregojnë se Moska ka nevojë për personel ushtarak pas humbjeve të mëdha në Ukrainë dhe mossuksesit në pushtimin e këtij vendi.
Personi përgjegjës për rekrutim në Rostov ka thënë se rusët dhe mercenarët nga vendet e tjera të moshës 18 deri në 60-vjeç, me shkollim të mesëm do t’i përmbushnin kriteret e kërkuara nga Moska.
“E ata që po pranojnë këtë kusht, po zgjedhin të nënshkruajnë kontratat nga tre deri në gjashtë muaj për të marrë pjesë në operacionin special ushtarak”, tha ushtari Sergei Ardashev.
Paga minimale në ofertë është 160 mijë ruble (rreth 2.700 euro), që është gati tri herë më e lartë se sa mesatarja në nivel vendi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump e quan fitoren e konservatorëve "një ditë e madhe për Gjermaninë"

Liderja e AfD-së deklarohet pas publikimit të Exit Poll

Roth reagon pas humbjes së SPD-së: Kjo dhemb, shqetësuese rritja e populizmit kombëtar

Merz: I kemi fituar këto zgjedhje

Exit Poll-i për zgjedhjet në Gjermani: Fiton CDU/CSU, AfD në vendin e dytë

Scholz pranon humbjen

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë