Janë bërë rreth tre javë që kur ka filluar greva në arsim. Pavarësisht që gjatë kësaj jave u zhvillua takim në mes Këshillit Grevist të BSPPK-së dhe Qeverinë, takimi doli të jetë i pa suksesshëm.
Sipas kryetarit të SBAShK-ut, Rrahaman Jasharaj në takim ka munguar serioziteti nga Qeveria. Ai tha se nuk është koha për tallje, porse Qeveria duhet të veprojë.
Jasharaj në një intervistë për KosovaPress ka komentuar edhe veprimin e disa mësimdhënësve, të cilët kanë filluar mësimin, duke thënë se secili mësimdhënës është i lirë të vendos nëse do të fillojë mësimi.
Kryetari i SBAShK-ut ka kërkuar nga Qeveria në rast se do të ketë takim, të jetë i hapur në prani të mediave, pasi sipas tij, takimeve të mbyllura po i humb serioziteti.
“Unë do të insistoj nëse ndodhë ndonjë takim të jetë i hapur dhe të jenë të pranishme mediat me qëllim që ne nuk kemi asgjë të fshehim nga qytetarët dhe uroi që as pala tjetër. Përmes përmbajtjes nga takimi, opinioni saktë do të dinte kush ka seriozisht angazhimin që të dalim nga kjo situatë dhe kush po e përdor situatën për ta fajësuar palën tjetër, pra qytetarët me një takim të hapur do ta mësonin të vërtetën… Takimet e mbyllura po shfrytëzohen nga pala tjetër për t’i nxjerr dy apo tre fjali dhe opinioni me marrë me të, dhe tash mu qel Facebook-at e ka vëlla e se ka vëlla, dhe po humb serioziteti i takimeve. Qeveria të ulet me ne, ta gjejë guximin që takimi të jetë i hapur para mediave”, theksoi Jasharaj.
Sipas Jasharajt, është ironike në këtë shekull ta detyrosh popullin të merret me deklaratën e Kurtit, se nëse është përdorë ose jo fjala vëlla gjatë takimit të mbajtur ditës së martë. Ai tha se çelësi i situatës është te Qeveria dhe jo te SBAShK-u.
“Edhe pse kishte nga pala tjetër që e tërë përmbajtja e takimit, mos arritja e asnjë rezultatit për shkak të barrikadimit të qeverisë, ata u munduan që opinionit t’i hedhin një fjali. Është ironike që në këtë shekull ta detyrosh popullin të merret, a i kam thënë apo jo vëlla. Unë i kam thënë, por në kuptimin më të mirë, në kuadër të tekstit dhe jo ta nxjerr një fjali të tillë nga takimet…Nëse qeveria është vërtetë serioze, nuk është koha për tallje me fjalinë vëlla, është koha kur qeveria duhet të veprojë. Çelësi i situatës është te qeveria”, tha Jasharaj.
Po ashtu, ai tha se në çdo mbrëmje mbajnë takime me kryetarët e nivelit komunal për ta parë nga afër situatën dhe për ta dëgjuar zërin e anëtarësisë.
Më tej, Jasharaj shtoi se ka pasur tendencë të ndahen kërkesat mes SBAShK-ut dhe BSPK-së, mirëpo tha se kjo nuk është e vërtetë.
Sipas tij, mund të ketë ndikuar edhe vizita e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci në fillimin e mësimit të disa shkollave në Komunën e Gjakovës. Ai tha se është e drejtë e mësimdhënësve të vendosin nëse dëshirojnë të mbajnë mësim.
“Kjo grevë po zgjat kogja, opinioni e di se kishte edhe presione kogja të mëdha, vizita sidomos nëpër komuna ku Vetëvendosja e ka pushtetin, mund të kemi ndonjë lëvizje, shembull Gjakova, por aty edhe ministrja Nagavci ka shkuar vazhdimisht, pastaj edhe Kusari Lila, d.m.th. këto gjëra mund t’iu ndodhin edhe komunave tjera dhe është e drejta e anëtarësisë, ne nuk kemi asnjë mekanizëm ndëshkues dhe nuk do ta bëjmë kurrë… Është fryma e demokracisë, njerëzit vendosin. Siç kanë vendosur për grevë, le të vendosin edhe ndryshe, është vullnet i tyre të cilin ne duhet ta respektojmë”, ka shtuar Jasharaj.
Bashkimi i Sindikatave te Pavarura të Kosovës nga data 25 gusht ka nisur grevën në sektorin publik në vend. Ata po kërkojnë hartim dhe hyrje në fuqi sa më shpejtë të Ligjit të pagave, plotësim-ndryshimin e ligjit mbi skemat pensionale dhe pagës 100 euro deri në miratimin e Ligjit të pagave. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje