LAJMI I FUNDIT:

Dhunohet një e mitur në Prizren

Dhunohet një e mitur në Prizren
Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar nën dyshimin se ka dhunuar një të mitur.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti thuhet se ka ndodhur të premten rreth orës 13:20, në Prizren.


Sipas raportit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Më 16.09.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer rastin e lartcekur ndaj viktimës së mitur femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/