Gjermania mori sot një degë të gjigantit rus të naftës Rosneft për të siguruar kontrollin e rafinerisë së saj Schwedt, një burim kryesor i furnizimit për Berlinin. Rosneft Deutschland testoi vendosmërinë e Gjermanisë për të pezulluar importet e naftës nga Rusia deri në fund të vitit, si pjesë e sanksioneve evropiane kundër Moskës për shkak të pushtimit të saj në Ukrainë.
Qeveria vendosi sot të ndërpresë atë rrugë furnizimi, duke ia besuar menaxhimin e rafinerive të saj në Schwedt, Karlsruhe dhe Vohburg tek rregullatori vendas i energjisë.
“Me pronësinë hiqet edhe kërcënimi për sigurinë energjetike dhe vendoset gurthemeli për ruajtjen dhe të ardhmen e lokacionit Schwedt”, njofton Ministria e Ekonomisë, raporton reuters.
Rosneft Deutschland përbën rreth 12 për qind të kapacitetit të përpunimit të naftës në Gjermani dhe është ndër rafinerët më të mëdhenj të naftës në vend, njoftoi ministria.
Rafineria Schwedt pa dalje në det është e katërta më e madhe në Gjermani dhe plotëson 90 për qind të kërkesës së Berlinit për karburant. Që kur u ndërtua në vitet 60 të shekullit të kaluar, nafta blihej ekskluzivisht nga Rusia, nëpërmjet tubacionit Druzhba. Schwedt gjithashtu furnizon pjesë të Polonisë perëndimore dhe aeroportin Berlin-Brandenburg me derivate.
Nuk është e qartë se kush do të zëvendësojë Rosneft, pronarin e shumicës. Kompania britanike e naftës Shell zotëron 37.5 për qind të aksioneve në Schwedt, por ka kohë që dëshiron të tërhiqet. Sot ata njoftuan se nuk preken nga vendimi i qeverisë gjermane, duke shtuar se do të “vazhdojnë të përmbushin detyrimet kontraktuale në përputhje me aksionet e tyre”.
Burime të qeverisë gjermane thanë përpara se të shpallej vendimi se marrja e Rosneft Deutschland mund të rezultojë në një ndalim të menjëhershëm të dërgesave ruse të naftës. Vendimi është pjesë integrale e një “pakete gjithëpërfshirëse” që duhet të sigurojë dërgimin e naftës në rafineri përmes rrugëve alternative, njoftoi ministria. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Anija kozmike private prek Hënën – imazhet tregojnë uljen e suksesshme të saj

“Ne kemi një plan B, C, D”, thotë presidentja e Meksikës – nëse Trump aplikon tarifat për vendin e saj

“Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta” – si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Pamje që tregojnë ngjarjen – një i vdekur dhe tre të plagosur nga një sulm me thikë në një stacion autobusi në Haifa të Izraelit

Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës