LAJMI I FUNDIT:

Sulm me tritol ndaj autokolonës së veturave të Putinit – presidenti rus thuhet se i shpëtoi atentatit

Sulm me tritol ndaj autokolonës së veturave të Putinit – presidenti rus thuhet se i shpëtoi atentatit

Vetura e presidentit rus, Vladimir Putin thuhet se është “sulmuar” në atë që është një atentat i mundshëm, sugjerojnë raporte të pakonfirmuara.

Sipas raporteve lokale, u dëgjua një “krismë e fortë” nga limuzina zyrtare e liderit rus, ndërsa tymi i rëndë vinte nga afërsia e rrotës së përparme të majtë, transmeton Telegrafi.

Limuzina e Putinit u tërhoq nga forcat e sigurisë ruse bashkë me presidentin të padëmtuar – por ka pasur arrestime të shumta nga shërbimi i tij i sigurisë, thuhet në raport.


Raportohet se disa nga truprojat janë zhdukur mes pretendimeve se informacionet sekrete rreth lëvizjeve të 69-vjeçarit ishin komprometuar, sipas kanalit Telegram General GVR.

Kremlini ende nuk i ka konfirmuar apo mohuar raportimet, raporton dailystar.

Sipas kanalit anti-Kremlin, Putin po udhëtonte për në rezidencën e tij zyrtare me një autokolonë të gjatë të veturave mes frikës së thellë të sigurisë.

Kjo përfshinte pesë vetura të blinduara, me Putinin në të tretën, sipas pretendimit, raporton euronews.

“Rrugës për në banesë, pak kilometra më tutje, vetura e parë e shoqërimit u bllokua nga një ambulancë, [dhe] vetura e dytë e shoqërimit qarkulloi pa u ndalur. Në veturën e Putinit “një zhurmë e fortë u dëgjua nga rrota e përparme e majtë e ndjekur nga një tym i madh”.

Kanali – i cili krenohet se ka burime brenda Kremlinit, por nuk ofron prova të forta për pretendimet e tij – tha se detajet e sulmit të supozuar janë të “klasifikuara”.

“Kreu i truprojës [shërbimit] të presidentit dhe disa persona të tjerë janë suspenduar dhe janë në paraburgim,” pohoi kanali, pa përmendur asnjë prej të dyshuarve.

“Për lëvizjen e presidentit në këtë kortezh dinin një rreth i ngushtë njerëzish dhe të gjithë ishin nga shërbimi i sigurisë presidenciale. Pas incidentit, tre prej tyre u zhdukën. Këta ishin pikërisht personat që ndodheshin në veturën e parë të autokolonës. Për momentin nuk dihet fati i tyre. Vetura në të cilën ata udhëtonin u gjet bosh disa kilometra larg incidentit”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, një numër i aleatëve të ngushtë të Putinit kanë vdekur në aksidente të pashpjegueshme gjatë muajve të fundit, duke nxitur thashethemet se ka lëvizje kundër liderit rus nga brenda Kremlinit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Amerika
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

Botë
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Amerika
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

Botë
Astronautja e NASA-s bën histori, vendos rekordin si gruaja që shpenzoi më shumë orë jashtë anijes kozmike në hapësirë

Astronautja e NASA-s bën histori, vendos rekordin si gruaja që shpenzoi më shumë orë jashtë anijes kozmike në hapësirë

Botë
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Kalo në kategori