LAJMI I FUNDIT:

Nuhiu ia dedikon fitoren në derbi oftalmologut nga Gjilani që ndërroi jetë dhe familjes së tij

Nuhiu ia dedikon fitoren në derbi oftalmologut nga Gjilani që ndërroi jetë dhe familjes së tij
(Foto: Facebook/Drita FC)

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, i ka uruar lojtarët e tij pas triumfit ndaj Gjilanit në derbin e Anamoravës.

‘Intelektualët’ fituan me rezultat 4-1 përballë rivalit lokal me het-trikun e Marko Simonovskit dhe një gol të Blend Baftiut, derisa për ‘Skifterat’ shënoi Baton Zabërgja.


Në deklaratën e tij për Art Sport, Nuhiu ia dedikoi fitoren mjekut Visar Huruglica, i cili ndërroi jetë ditën e djeshme (e martë).

Ai ka thënë se fitorja në derbi është e veçantë për tifozët dhe se këtë triumf ia dedikon “Visarit dhe familjarëve të tij”.

Drita nënshtron Gjilanin në derbin e Anamoravës
Lexo po ashtu Drita nënshtron Gjilanin në derbin e Anamoravës

Trajneri i ka përgëzuar tifozët që e mbështetën skuadrën në stadium dhe futbollistët e tij që e patën nën kontroll ndeshjen.

Nuhiu ka thënë tutje se ekipi i tij duhet të mbetet i përqendruar dhe menjëherë të nisë përgatitjet për ndeshjet e radhës duke filluar me sfidën ndaj Malishevës.

Drita dhe Gjilani ndajnë kreun e tabelës në Superligën e Kosovës në futboll me nga 14 pikë.