Nga: Dalya Alberge
Me shkurtime nga: Telegrafi.com
Është një nga gjigantët e kinemasë, por Orson Welles i shikoi me përçmim shumë kolegë të tij aktorë dhe regjisorë, duke denigruar disa nga emrat më të mëdhenj të kohës së tij.
Laurence Olivier ishte “budalla”, Spencer Tracy “i urryer”, Charlie Chaplin “arrogant”, dhe ai nuk mund ta shihte Bette Davisin. James Stewart ishte “aktor i keq”, Joan Fontaine kishte “dy shprehje, dhe kaq”, dhe Norma Shearer ishte “një nga zonjat më të patalentuara që u shfaq në ekranin e madh”.
Kritikat dalin nga kasetat e humbura për një kohë të gjatë, ku bisedonte pa kujdes me një mik, duke mos besuar kurrë që ato do të bëhen publike. Vdiq papritmas më 1985, para se të mund t’i modifikonte ato në një autobiografi të planifikuar. Kasetat mbetën në garazhin e mikut.
Si aktor, regjisor, producent dhe shkrimtar, kryevepra e Wellesit përfshin filmin “Citizen Kane”, i cili mbetet një nga filmat më me ndikim të kinemasë. Intervistat u regjistruan në kohën e drekave të rregullta, që nga viti 1983, me mikun e tij – regjisorin Henry Jaglom. Welles vdiq nga një sulm në zemër, disa ditë pas takimit të tyre të fundit. Historiani i filmit, Peter Biskind, ka thënë se bisedat e shfaqin Wellesin si kurrë më parë – duke folur nga afër për kulmin dhe uljen e karrierës së tij dhe për njerëzit që njihte. Temat janë të gjera – që nga politika te letërsia.
Ato e shfaqin një gjeni kinematografik: “Ai nuk është regjisori i madh që intervistohet nga një gazetar. Ai flet me një mik dhe për këtë arsye është i lirë të bëjë thashetheme”.
Welles lavdëroi aktorët që admironte, si Joseph Cotten dhe John Wayne (“disa nga sjelljet më të mira të pothuajse çdo aktori që kam takuar ndonjëherë në Hollivud”). Por, ndaj të tjerëve ishte fyes. Në një moment, një tjetër titan i aktrimit, Richard Burton, iu afrua në restorant, duke i thënë: “Elizabeth [Taylor] është me mua. Ajo dëshiron shumë të të takojë. A mund ta sjell”? Welles u përgjigj: “Jo. Siç mund ta shihni, jam në mes të drekës”. Jaglom e qortoi Wellesin për vrazhdësi, duke shtuar se Burton “në fakt u tërhoq, si qenush i rrahur”. Welles u përgjigj: “Burton kishte talent të madh. I ka shkatërruar dhuratat e tij të mëdha. Është bërë horë me një grua të famshme. Tani punon vetëm për para; i bën gjërat më të këqija.”
Këmbëngulja kokëfortë e Wellesit e bëri të pamundur që të punonte brenda sistemit të studios, ndaj luftoi shumë për financimin e filmave të vet. Për dekadën e tij të fundit tha: “Më duhet të bëj film … shumë më lirë – [duke kërkuar] më shumë zgjuarsi dhe falsifikim … megjithatë, ato do të gjykohen sipas standardeve të kohës kur kisha më shumë para”.
Diku tjetër ka përmendur aktoren Marilyn Monroe: “Ishte e dashura… E merrja në festa para se të bëhej yll … Doja ta promovoj karrierën e saj. Askush nuk ia hodhi një sy”.
Shfaqet vazhdimisht përbuzja ekstreme e Wellesit për disa aktore. “Nuk mund ta duroja kurrë Bette Davisit, kështu që nuk dua ta shoh ndonjë rol të saj”, tha ai, duke e cilësuar gjithashtu aktoren fituese të Oskarit, Jennifer Jonesin, si “të pashpresë”.
E përqeshi Humphrey Bogartin për “përleshjet në klubet e natës” dhe iu referua dy skenave të para të Olivierit të “Mbretit Lir” në BBC, si “gjërat më të këqija që kam parë ndonjëherë në jetën time”. Ai e urrente veçanërisht Spencer Tracyn: “E kam të vështirë të përpiqem të mendoj për një performancë të shkëlqyer të tij”. Ndërkaq, “nuk mund të duronte ato gjërat romantike të Katharine Hepburnit. Ishte thjesht njeri i urryer”.
Mes regjisorëve admironte Carol Reedin, për të cilën luajti karakterin Harry Lime në “The Third Man”. Skenari u shkrua nga Graham Greene, i cili më pas e botoi librin me të njëjtin emër (të cilin e kishte shkruar fillimisht, si përgatitje për skenar). Welles hodhi poshtë kontributin e Greenet: “Autorësia e tij është shumë e ekzagjeruar … Graham e shkroi romanin pas filmit”.
Kishte pikëpamje të përziera për Alfred Hitchcockun: “Kurrë nuk e kam kuptuar kultin e Hitchcockut. Veçanërisht te filmat amerikanë … Egoizëm dhe dembelizëm … Një natë më parë pash një nga filmat më të këqij që kam parë ndonjëherë [“Dritarja e pasme”] … Do t’ju tregoj se çfarë është e habitshme. Të zbulosh se Jimmy Stewart mund të jetë aktor i keq … Edhe Grace Kelly është më e mirë se Jimmy”.
Biskind për këto ka thënë: “Welles shfaqet si tufë magjepsëse e kontradiktave, njëherësh luftarak dhe pothuajse infantil i lëndueshëm … një njeri i turpshëm që fshihej pas … maskave, por i pëlqente të shfaqej”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480197055_10162293276589133_801476930299187836_n-1-e1739659801845-780x439.jpg)
Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nicola-Hickling-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq
![Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gje8.jpg)
Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi
![Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/refer-780x439.png)
Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq
![Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vengu-780x439.jpg)
Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm
![Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-2-780x439.png)
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë