LAJMI I FUNDIT:

“Ne do t’i mbijetojmë shantazhit të Rusisë dhe dimrit të gjatë”, thotë Sanna Marin para eurodeputetëve

“Ne do t’i mbijetojmë shantazhit të Rusisë dhe dimrit të gjatë”, thotë Sanna Marin para eurodeputetëve

Bashkimi Evropian do t’i mbijetojë “shantazhit të Rusisë” për furnizimet me energji dhe “dimrit të gjatë” të afërt, por vetëm nëse blloku ruan “unitetin, vendosmërinë dhe guximin e tij”, tha kryeministrja finlandeze Sanna Marin.

“Rusia mund të na sfidojë, të na shantazhojë dhe të na kërcënojë, por ne nuk do të dorëzohemi”, citohet të ketë thënë ajo në Parlamentin Evropian në Strasburg, duke folur në finlandisht, përcjell Telegrafi.

“Veprimet e Rusisë e kanë bashkuar Perëndimin si kurrë më parë, ndërsa Rusia është më e vetmuar se kurrë”.


Gjatë fjalimit të saj para seancës plenare, Marin prezantoi një pamje të zymtë të sfidave me të cilat përballet BE, duke përfshirë luftën në Ukrainë, përkeqësimin e krizës energjetike, inflacionin në rritje, një recesion gjithnjë e më të mundshëm, fatkeqësitë natyrore – dhe jo vetëm.

“Megjithatë, edhe në momentet më të errëta ka shpresë”, vuri në dukje ajo.

“Ukraina do ta fitojë luftën me mbështetjen tonë. Nuk ka alternativë tjetër. Në zemrat tona, ukrainasit e kanë fituar tashmë”.

Marin tha se forca më e madhe e BE-së – dhe e vetmja rrugëdalje nga krizat e mbivendosura – ishte besimi dhe uniteti i ndërsjellë midis 27 vendeve anëtare.

“Shantazhimi i shoqërive tona nëpërmjet furnizimit me energji është një mënyrë për të zbehur mbështetjen evropiane për Ukrainën dhe për të prishur unitetin tonë. Putini nuk duhet të ketë sukses në këtë”, tha ajo.

“Me luftën e saj, Rusia po shkatërron ekonominë dhe të ardhmen e saj. Rusia ka thyer besimin tonë. Edhe sikur lufta të përfundonte sot, besimi ynë nuk do të rikthehej për një kohë të gjatë”.

Që kur shpërtheu lufta në fund të shkurtit, Marin ka mbajtur një qëndrim të ashpër kundër Kremlinit, duke bërë thirrje për sanksione dhe një tranzicion të shpejtë larg nga karburantet fosile ruse.

Marin ka udhëhequr gjithashtu ofertën e Finlandës për t’u bashkuar me NATO-n, një proces që, pasi të përfundojë, do të rivizatojë hartën e aleancës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së

Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Evropa
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Botë
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë

Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë

Evropa
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Botë
Kalo në kategori