LAJMI I FUNDIT:

Sulmohen me thikë dy persona në Obiliq

Sulmohen me thikë dy persona në Obiliq
Foto: Ilustrim

Dy persona nën dyshimin se të njëjtit për shkak të një mosmarrëveshje çasti, kanë sulmuar fizikisht me një mjet të mprehtë-thikë dy persona të tjerë.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 21:30, në Obiliq.

Tutje në raport, bëhet e ditur se viktimat kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar në trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve gjendja e tyre është stabile.


“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar nën dyshimin se të njëjtit për shkak të një mosmarrëveshje çasti, kanë sulmuar fizikisht me një mjet të mprehtë-thikë dy viktimat meshkuj kosovar. Viktimat kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar në trajtim mjekësorë dhe sipas mjekëve gjendja e tyre është stabile, ku njëri prej tyre është liruar”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore. /Telegrafi/