LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Tregtisë publikon çmimorën e naftës, benzinës dhe gazit për 24 orët e fundit

Ministria e Tregtisë publikon çmimorën e naftës, benzinës dhe gazit për 24 orët e fundit

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka caktuar çmimet tavan për shitjen e derivateve të naftës për 24 orët e fundit.

Sipas vendimit, çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.69 euro për litër, i benzinës me 1.35 euro dhe i gazit me 0.76 euro, pra, nuk ka ndryshim në çmimorën e re të MINT-it, përcjell Telegrafi.


Këto çmime vlejnë nga ora 10:00 e së martës dhe janë të vlefshme edhe për të hënën e javës së ardhshme.

Çmimi i naftës në Kosovës në javët e fundit ka shënuar vlera rekorde, për t’u rritur dita-ditës.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës, në muajin qershor, kishte marrë të njëjtin vendim.

Naftëtarët në Kosovë më 9 qershor, i kishin kërkuar kryeministrit Albin Kurti që të ruhet ekonomia e tregut të lirë dhe që minimalisht marzha (çmimi maksimal) për shitje me shumicë të jetë 3 për qind dhe për shitje me pakicë 12 për qind.

Edhe në muajin mars, ishte marrë vendimi që të përcaktojë çmimet shitëse maksimale apo marzhat tregtare me shumicë dhe pakicë. Sipas këtij vendimi, marzha më e lartë tregtare ishte deri në 4 për qind të çmimit të shitjes, ndërkaq te shitësit me pakicë marzha më e lartë ishte në 6 për qind. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Regjistrimi i popullsisë, familja Jashari përfundon procesin nga stafi i ASK-së

Regjistrimi i popullsisë, familja Jashari përfundon procesin nga stafi i ASK-së

Ekonomi
​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

Ekonomi
Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin

Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin

Edil Project
​Qytetarët reagojnë për shtrenjtimin e bukës deri në 60 centë, ja sa u rrit në dekadën e fundit

​Qytetarët reagojnë për shtrenjtimin e bukës deri në 60 centë, ja sa u rrit në dekadën e fundit

Ekonomi
Për herë të parë në Kosovë vjen

Për herë të parë në Kosovë vjen "Peja Outdoor Tourism Festival"

Peja Outdoor
Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita

Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita

Auto Mita
Kalo në kategori