LAJMI I FUNDIT:

Manchester Unitedit iu ofruan 15 lojtarë në javën e fundit të afatit kalimtar, përfshirë emra si Carrasco, Caicedo dhe McKennie

Manchester Unitedit  iu ofruan 15 lojtarë në javën e fundit të afatit kalimtar, përfshirë emra si Carrasco, Caicedo dhe McKennie

Manchester United thuhet se iu ofrua mundësia për të nënshkruar me më shumë se 15 lojtarë vetëm në javën e fundit  të afatit kalimtar.

Pasi marrëveshjet për Adrien Rabiot dhe Marko Arnautovic dështuan në javën e dytë të gushtit, vera po rezultonte të ishte katastrofë për “Djajtë e Kuq”.


Disa klube kërkuan të përfitonin nga dëshpërimi në rritje i Man United duke ofruar yjet e tyre të padëshiruar.

Sipas Fabrizio Romanos, Man Unitedit iu ofruan më shumë se 15 lojtarë gjatë shtatë ditëve të fundit të afatit kalimtar.

Klubi kishte prioritet një mesfushor pasi nuk arriti te Rabiot dhe Frenkie de Jong dhe thuhet se kishte biseduar te PSG për Leonardo Paredesin.

Ai përfundimisht iu bashkua Juventusit të cilët po kërkonin të dërgonin Weston McKennien në Mna United në mënyrë që ta transferonin argjentinasin.

Romano pretendon se Djajtë e Kuq konsideruan gjithashtu nënshkrimin e Moises Caicedos, por Brighton ishte i bindur që 20-vjeçari nuk do të shitej.

Përveç një mesfushori të ri, Erik ten Hag donte të përmirësonte edhe krahun e djathtë të mbrojtjes, ku luajnë Aaron Wan-Bissaka dhe Diogo Dalot.

Barcelona kërkonte ta largonte Sergino Destit dhe ia ofroi amerikanin, ndërsa edhe Borussia Dormund e bëri të vetëdijshëm që United po kërkonte anësor, i vuri në dispozicion Thomas Meunierin.

Asnjëri nga lojtarët nuk përputhej me kriteret e Ten Hag, kështu që klubi vendosi të përdorë paratë e tyre për objektiva të tjerë.

Kjo i lejoi United të financonte një lëvizje prej 100 milionë euro për Antony – por United duhej të priste brazilianin pasi Ajax refuzoi të dëgjonte ofertat gjatë asaj jave në gusht.

Me nevojën e United për një anësor, Chelsea i ofroi Christian Pulisicin.

Yannick Carrasco dhe Hirving Lozano u ofruan gjithashtu nga Atletico Madrid dhe Napoli, por shefat e man United vendosën kundër nënshkrimit të njërit prej tyre. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori