LAJMI I FUNDIT:

Arsenali njofton se ndeshja me PSV Eindhoven është shtyrë

Arsenali njofton se ndeshja me PSV Eindhoven është shtyrë

Një tjetër ndeshje evropiane është shtyrë për shkak të vdekjes së mbretëreshës Elizabeth II.

Kësisoj pas sfidës Rangers – Napoli, tani është shtyrë edhe ajo mes Arsenalit dhe PSV Eindhoven e planifikuar të zhvillohet të enjten në Ligën e Evropës.


Shtyrja ka ardhur shkaku që Mbretëria e Bashkuar do të mbajë disa ditë zi për Madhërinë e Saj dhe do të ketë shumë pak policë për të ruajtur rendin në stadium, sfida që ishte projektuar në Londër do të zhvillohet në një datë tjetër, e cila mbetet ende e papërcaktuar.

Arsenali ka njoftuar se së shpejti do të njoftoj për një datë të re kur do të zhvillohet takimi në fjalë.

“Ndeshja jonë e Ligën e Evropës në shtëpi kundër PSV Eindhoven, e planifikuar për të enjten më 15 shtator, është shtyrë”.

“Shtyrja vjen pas lidhjes mes UEFA-s, Policisë Metropolitane dhe neve, pas vdekjes së Madhërisë së Saj Mbretëreshës Elizabeth II”.

“Ne po punojmë me autoritetet për të ricaktuar daten e ndeshjes dhe çdo biletë (përfshirë ato të blera nëpërmjet Shkëmbimit të Biletave ose të marra përmes Transferimit të Biletave) dhe/ose paketat e mikpritjes të blera për këtë ndeshje do të jenë të vlefshme për datën e riplanifikuar”, thuhet në njoftimin e Arsenalit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori