LAJMI I FUNDIT:

Mickoski: Nuk do t’i mbështesim ndryshimet kushtetuese, pavarësisht rezultatit të referendumit

Mickoski: Nuk do t’i mbështesim ndryshimet kushtetuese, pavarësisht rezultatit të referendumit

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski sot deklaroi se partia e tij nuk do t’i mbështesë ndryshimet kushtetuese pavarësisht rezultatit të referendumit.

Ai gjithashtu tha se janë të gatshëm që ta korrigjojnë nismën për referendum për shfuqizimin e Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë me Bullgarinë.

Mickoski deklaroi se për hir që procedura të jetë e suksesshme, janë të gatshëm që të bëjnë ndryshime, dhe të shtohet pjesa “deri tek kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, për dallim prej nismës aktuale ku shkruan “deri tek kryetari i Kuvendit”.


“Shikoni, gjimnastikë politike mund të bëjnë sepse janë të frikësuar nga mobilizimi i popullit dhe konsolidimi i disponimit anti-qeveritar që ekziston, tani ata mund të gjejnë arsyetime sa të duan dhe kështu ta prolongojnë punën, për ne është me rëndësi thelbi, jo formaliteti, nëse kjo është pengesë, do ta korrigjojmë këtë pengesë dhe do ta parashtrojmë ashtu siç ata vlerësojnë se duhet të parashtrohet, vetëm që të kemi procedurë të suksesshme, demokratike dhe të lejojmë që qytetarët të deklarohen për politikat e Qeverisë rreth Marrëveshjes me Republikën e Bullgarisë”, tha mes tjerash Mickoski.

Në trend Lajme

Më shumë
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Walker: Asnjë anëtar i OSBE-së nuk më pyeti asgjë pas përfundimit të misionit në Kosovë, nuk më pyetën se çfarë kishte ndodhur

Walker: Asnjë anëtar i OSBE-së nuk më pyeti asgjë pas përfundimit të misionit në Kosovë, nuk më pyetën se çfarë kishte ndodhur

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Oda e Farmacistëve: Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë për listën zyrtare të çmimeve i pa implementueshëm në formën aktuale

Oda e Farmacistëve: Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë për listën zyrtare të çmimeve i pa implementueshëm në formën aktuale

Lajme
Anulohet suspendimi i gjyqtarit që ndërpreu arrestin shtëpiak ndaj Enver Sekiraqës

Anulohet suspendimi i gjyqtarit që ndërpreu arrestin shtëpiak ndaj Enver Sekiraqës

Lajme
Nga e hëna, aeroporti i Shkupit do të bëhet “aeroport i qetë”

Nga e hëna, aeroporti i Shkupit do të bëhet “aeroport i qetë”

Lajme
Kalo në kategori