LAJMI I FUNDIT:

Rënie e rasteve me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit

Rënie e rasteve me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në 24 orët e fundit janë shënuar 4 raste të reja me coronavirus në Kosovë, nga 102 testime të bëra.

MSH po ashtu njofton se në këtë periudhë raportuese janë shëruar 49 persona, ndërkaq në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 196.

Në 24 orët e fundit nuk është dhënë asnjë dozë e vaksinës, ndërsa nga fillimi i këtij procesi janë administruar 1,835,791 doza të vaksinës. /Telegrafi/