LAJMI I FUNDIT:

Njësia elitare e ukrainasve tregon si e ka mashtruar ushtrinë ruse

Njësia elitare e ukrainasve tregon si e ka mashtruar ushtrinë ruse

Kundërofensiva ukrainase në jug të vendit për të cilën po flitet shumë, ka qenë një dezinformatë me qëllim që rusët të përqendrojnë tërë forcat atje, ndërsa u janë shfaqur para syve me kundërofensivën e vërtetë që ishte përgatitur në rajonin e Kharkivit, kanë bërë të ditur njësitë elitare të Ukrainës.

Forcat ukrainase po vazhdojnë me avancimin e shpejtë dhe të papritur në verilindje të vendit, duke marrë dy të tretat e territorit të okupuar në rajonin e Kharkivit, transmeton Telegrafi.

E shumicën e këtyre fitoreve dhe rikthimin e territoreve nën kontrollin e Kievit, i kanë konfirmuar dje edhe zyrtarë rusë nga ministria e Mbrojtjes.


“Ka qenë një operacion special dhe shumë i madh dezinformimi”, tha Taras Berezovec, ish-këshilltar për Siguri që tani ushtron funksionin e zëdhënësit të brigadës Bohun – të forcave speciale të Ukrainës.

“Rusët kanë menduar se do të sulmojmë në jug dhe kanë dërguar tërë armatimin dhe personelin atje. Atëherë, në vend të jugut, ka ardhur deri të kundërofensiva ku më së paku kanë pritur ku më pas pasoi paniku dhe arratisja”, shtoi ai.

Kujtojmë që më 29 gusht, forcat ukrainase filluan kundërofensivën në rajonin e Khersonit.

Por ushtarët që ishin në vijën e frontit asokohe nuk kishin parë kurrfarë dëshmie të ofensivës, ose kanë menduar se janë betejat aktive që po zhvillohen një reaksion në tentim për të ndalur ofensivën ruse. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pas transferimeve të raketave balistike nga Irani në Rusi, SHBA-ja vjen me një paralajmërim

Pas transferimeve të raketave balistike nga Irani në Rusi, SHBA-ja vjen me një paralajmërim

Botë
Erdogani bën thirrje për aleancë islamike kundër Izraelit

Erdogani bën thirrje për aleancë islamike kundër Izraelit

Botë
Për herë të parë në 22 vjet, anijet luftarake gjermane do të kalojnë përmes ngushticës së Tajvanit

Për herë të parë në 22 vjet, anijet luftarake gjermane do të kalojnë përmes ngushticës së Tajvanit

Botë
Automjeti hipersonik amerikan 'shpon' qiellin e Norvegjisë me shpejtësi shtatë herë më të madhe se shpejtësia e zërit

Automjeti hipersonik amerikan 'shpon' qiellin e Norvegjisë me shpejtësi shtatë herë më të madhe se shpejtësia e zërit

Botë
Meloni: Nuk duhet të heqim dorë nga Ukraina

Meloni: Nuk duhet të heqim dorë nga Ukraina

Botë
Ndryshimi i Ligjit të shtetësisë rrezikon seriozisht pavarësinë e Malit të Zi, vlerësojnë analistët

Ndryshimi i Ligjit të shtetësisë rrezikon seriozisht pavarësinë e Malit të Zi, vlerësojnë analistët

Mali i Zi
Kalo në kategori