LAJMI I FUNDIT:

Bella Hadid thotë se qante çdo ditë dhe kishte çrregullime në të ngrënë përpara se të bëhej e famshme

Bella Hadid thotë se qante çdo ditë dhe kishte çrregullime në të ngrënë përpara se të bëhej e famshme
Bella Hadid (Foto: Instagram)

Bella Hadid ka folur për problemet e kaluara të shëndetit mendor dhe luftën me ‘çrregullimet e të ngrënit’.

Ylli, 25 vjeçare, tregoi sinqerisht përvojat e saj si adoleshente me ankth kronik dhe vuajtje nga dismorfia trupore në ditët e para të karrierës, përpara se të bëhej një emër i njohur dhe një nga modelet më të kërkuara në botë.

Bella – motra e madhe e së cilës është Gigi Hadid – gjithashtu reflektoi se si komentet mbështetëse për vendlindjen e babait të saj, Palestinën, kanë ndikuar në karrierë e në fushën që e rrethon.


Bella Hadid (Foto: Getty Images)

Duke folur për revistën iD, bukuroshja brune thotë: “Duke u rritur, mendova se ishte normale që kisha këtë ankth kronik dhe këtë shkëputje, duke qarë çdo ditë dhe duke mos ditur se kush isha”.

“Pavarësisht nëse ka qenë për shkak të çrregullimeve të të ngrënit apo pirja e një pakete Marlboro që në moshën katërmbëdhjetëvjeçare, unë jam si, “Oh, kjo është ajo që po bëjnë të gjithë fëmijët”.

Bella Hadid zbulon se ka humbur oferta pune dhe shoqërinë për shkak të qëndrimit të saj anti-izraelit: Kisha miq që më kanë braktisur plotësisht
Lexo po ashtu Bella Hadid zbulon se ka humbur oferta pune dhe shoqërinë për shkak të qëndrimit të saj anti-izraelit: Kisha miq që më kanë braktisur plotësisht

“E kuptova se ndoshta isha unë duke u përpjekur të kuptoja pse ndihesha kështu. Dhe në realitet, gjithçka që më duhej ishte terapi”.

Bella Hadid bashkë me familjen (Foto: Getty Images)

Ajo vazhdon të tregojë se si gjatë fazave të hershme të karrierës së saj si modele luftoi me dismorfinë trupore duke shpjeguar: “Gjatë asaj pjese të jetës sime, isha aq jashtë trupit, duke u shkëputur aq shumë…”.

Bella nga ana tjetër është jashtëzakonisht krenare për trashëgiminë e saj, por ka “ndjerë pasojat” e të folurit në mbështetje të palestinezëve që aktualisht janë nën sulm nga forcat izraelite.

“Disa kompani nuk do të punojnë më me mua dhe disa njerëz mund të mendojnë se jam e çmendur”, tregon Bella në intervistën e saj të fundit. “Por kjo nuk më shqetëson dhe nuk krahasohet me atë që vuajnë palestinezët në baza ditore”.

View this post on Instagram

A post shared by Bella ? (@bellahadid)

Artistja vazhdoi të shpjegonte se megjithëse shpesh mund të përjetojë një ndjenjë ‘ankthi’ për të thënë ose bërë ‘gjënë e duhur’, ajo beson se ka njohuri të mjaftueshme për t’u qëndruar me krenari deklaratave dhe bindjeve të saj. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Bella ? (@bellahadid)

Në trend Magazina

Më shumë
“Pise femër, nivel i Gjestit” - Përplasje e ashpër mes G Banit dhe Eglit – ndërhyn edhe këngëtari

“Pise femër, nivel i Gjestit” - Përplasje e ashpër mes G Banit dhe Eglit – ndërhyn edhe këngëtari

Magazina
Incidenti në Big Brother, reagojnë familjarët e Gertës: Ju kërkojmë ndjesë familjarëve të Gjestit nëse janë ndjerë keq

Incidenti në Big Brother, reagojnë familjarët e Gertës: Ju kërkojmë ndjesë familjarëve të Gjestit nëse janë ndjerë keq

Magazina

"Ju nuk keni as cipë, as etikë, as moral", Luiz Ejlli reagon i revoltuar, pas përhapjes së një video ku supozohet se po rrihej në klub

Magazina
Nuk ishte në dijeni për fejesën e Lelës, flet Leo për herë të parë: I përket të kaluarës, duhet të ecim përpara

Nuk ishte në dijeni për fejesën e Lelës, flet Leo për herë të parë: I përket të kaluarës, duhet të ecim përpara

Magazina
Gjesti: Ka filluar të më pëlqej edhe më shumë Egli

Gjesti: Ka filluar të më pëlqej edhe më shumë Egli

Magazina
Miley Cyrus rindez teorinë konspirative për Beyonce në ‘Grammy’, teksa çmimin fiton Kendrick Lamar

Miley Cyrus rindez teorinë konspirative për Beyonce në ‘Grammy’, teksa çmimin fiton Kendrick Lamar

Magazina
Kalo në kategori