LAJMI I FUNDIT:

Bella Hadid zbulon se ka humbur oferta pune dhe shoqërinë për shkak të qëndrimit të saj anti-izraelit: Kisha miq që më kanë braktisur plotësisht

Bella Hadid zbulon se ka humbur oferta pune dhe shoqërinë për shkak të qëndrimit të saj anti-izraelit: Kisha miq që më kanë braktisur plotësisht

Bella Hadid është shprehur në lidhje me reagimin që ka marrë për qëndrimin e saj anti-izraelit – duke pranuar se është larguar nga miqtë dhe ka humbur oferta pune për shkak të pikëpamjeve të saj.

Modelja, 25 vjeçe, është vajza e supermodeles holandeze, Yolanda Hadid, dhe zhvilluesit palestinez të pasurive të paluajtshme, Mohamed Hadid.


Ajo ka kritikuar Izraelin në të kaluarën për shkak të konfliktit mes shtetit hebre dhe Palestinës, duke folur hapur në rrjetet sociale për krizën.

Modelja ka ecur në pistën e markave të nivelit të lartë si Balmain, Tom Ford, Givenchy, Chanel dhe Victoria’s Secret – por shpjegon se asaj i janë refuzuar punët për shkak të qëndrimit të saj politik.

Duke folur me gazetarin libiano-amerikan, Noor Tagouri në podkastin e tij, modelja shpjegoi: “Ka pasur kaq shumë marka që kanë pushuar së punuari me mua. Edhe shumë miq më kanë kthyer shpinën”.

“Kisha miq që më lanë plotësisht, si edhe miqtë me të cilët kisha darkuar të premten në mbrëmje, për shtatë vjet, tani thjesht nuk më lejojnë të hyj në shtëpinë e tyre”, u shpreh Hadid, shkruan DailyMail.

Bella ka lindur në Washington, DC, ku kaloi katër vitet e para të jetës së saj duke u rritur pranë të afërmve nga ana e saj palestineze.

Por pasi prindërit e saj u ndanë kur Bella ishte katër vjeçe, ajo dhe vëllezërit e motrat e saj – Gigi dhe Anwar – u zhvendosën në Santa Barbara të Kalifornisë, me nënën e tyre.

Kjo vjen pasi kohët e fundit ajo zbuloi ‘trishtimin’ e saj që iu mohua mundësia për t’u rritur në ‘kulturën myslimane’ me babanë e saj palestinez gjatë një interviste me GQ.

Ajo kujtoi se ishte ‘nxjerrë’ nga ajo anë e familjes së saj kur nëna e saj e transferoi në Kaliforni pas divorcit të prindërve të saj, duke shpjeguar se dëshironte një shans për të eksploruar atë anë të historisë së saj pasi u transferua në bregun perëndimor.

Hadid tha se do të kishte dashur të kishte studiuar dhe praktikuar fenë si fëmijë, por ‘nuk iu dha kjo’ mundësi.

Bella shtoi se shpesh ishte vajza e vetme arabe në klasën e saj në shkollë, gjë që rezultoi që ajo t’i nënshtrohej rregullisht ngacmimeve raciste dhe e bëri të ndjehej ‘e trishtuar dhe e vetmuar’.

“Unë isha me anën time palestineze të familjes në DC”, tha ajo.

“Do të më pëlqente të rritesha dhe të isha me babin tim çdo ditë dhe të studioja dhe të isha në gjendje të praktikoja, thjesht në përgjithësi të isha në gjendje të jetoja në një kulturë myslimane, por nuk më dhanë mundësinë”, u shpreh modelja.

“Për kaq shumë kohë më mungonte ajo pjesë e imja, dhe kjo më bëri vërtet, shumë të trishtuar dhe të vetmuar”, shtoi ajo për edukimin e saj në Santa Barbara, ku u përball me “thirrjet raciste”:

Bella do të bëjë debutimin e saj si aktrim në serialin Hulu, “Ramy”, i cili ka të bëjë me ‘një musliman amerikan të gjeneratës së parë, i cili është në një udhëtim shpirtëror në lagjen e tij të ndarë politikisht në New Jersey’.

Bella zbuloi se roli ringjalli dëshirën e saj për të përqafuar trashëgiminë e saj, e cila iu mohua pas divorcit të prindërve të saj.

Ajo shpjegoi se ndërsa po xhironte serialin, në fakt u përlot kur ekipi e befasoi me një bluzë të Palestinës së Lirë.

“Nuk mund të përballoja emocionet e mia. Duke u rritur dhe duke qenë arab, ishte hera e parë që isha me njerëz me të njëjtin mendim. Unë munda ta shihja veten”, tha tutje ajo.

Ajo shtoi se miqësia e saj me yllin e serialit Ramy Youssef e ndihmoi të ndihej më rehat duke eksploruar besimin e saj.

Në maj 2021, Bella mori pjesë në një protestë pro-palestineze në qytetin e New Yorkut dhe që atëherë ajo ka qenë shumë e zëshme për mbështetjen e vendit në mes të luftës me Izraelin.

Ajo gjithashtu ndau një foto të saj duke qarë në mediat sociale, ndërsa shkruante se ndjeu një ‘ndjenjë dhimbjeje të thellë’ për popullin palestinez pas shpërthimit të luftimeve në Gaza vitin e kaluar.

“Nuk mund ta lejoni veten që të desensibilizoheni për të parë se si po merret jeta njerëzore. Jetët palestineze janë jetët që do të ndihmojnë në ndryshimin e botës”, shkroi atë kohë modelja.

Modelja gjithashtu ka folur për trashëgiminë e saj palestineze dhe mbështetjen e gjatë për demonstruesit, duke ndarë një foto të saj në një protestë pro-palestineze katër më herët.

Në fillim të këtij viti, Bella pranoi se ishte penduar që iu nënshtrua një ndërhyrjeje në hundë në moshën 14-vjeçare , duke thënë për Vogue : “Do të doja të kisha mbajtur hundën e të parëve të mi. Unë mendoj se do të isha rritur me të”.

Bella vazhdoi të vë në dukje se kritikat për pamjen e saj e bënë të ndihej sikur nuk ishte e denjë të konsiderohej një modele.

“Kam pasur këtë sindromë mashtruese ku njerëzit më bëjnë të ndihem sikur nuk e meritoja asnjë nga këto. Njerëzit kanë gjithmonë diçka për të thënë, por ajo që unë duhet të them është se unë kam qenë gjithmonë i keqkuptuar në industrinë time dhe nga njerëzit përreth meje”, tha modelja.

Rritja me një një motër më të madhe si modele nuk i ndihmoi gjërat për Bellan e cila theksoi se e kishte kaluar jetën duke e krahasuar veten me Gigi, tani 26 vjeç.

“Unë isha motra më e shëmtuar. Unë isha brune. Nuk isha aq e lezetshme sa Gigi, jo aq e shoqërueshme”, kujton ajo.

‘Kjo është me të vërtetë ajo që njerëzit thanë për mua. Dhe për fat të keq, kur ju thonë gjëra kaq shumë herë, ju thjesht e besoni atë.

“Gjithmonë pyes veten, si një vajzë me pasiguri të pabesueshme, ankth, depresion, probleme me imazhin e trupit, probleme me të ngrënit, që urren të preket, që ka ankth të madh social – çfarë po bëja për të hyrë në këtë biznes? Por me kalimin e viteve u bëra një aktore e mirë”, tha Bella

“Njerëzit mund të thonë gjithçka për mënyrën se si dukem, për mënyrën se si flas, për mënyrën se si veproj. Por në shtatë vjet nuk më ka munguar kurrë një punë, anulova një punë, u vonova në një punë. Askush nuk mund të thotë kurrë se unë nuk e bëj punën time ‘

Bella dhe motra e madhe Gigi, Bella u rrit së bashku me vëllain model Anwar, 22 vjeç, në një fermë në Santa Barbara të Kalifornisë, përpara se familja të transferohej në Beverly Hills.

Bella vuajti me probleme të shëndetit mendor gjatë fëmijërisë së saj, duke zbuluar se ajo kishte anoreksi gjatë shkollës së mesme.

Bella Hadid pozon me bikini të vogla të bardha teksa u jep fansave një vështrim në botën e saj përmes fotografive
Lexo po ashtu Bella Hadid pozon me bikini të vogla të bardha teksa u jep fansave një vështrim në botën e saj përmes fotografive

Ndërsa Bella tha se tani ka një marrëdhënie të shëndetshme me ushqimin, ajo pranoi se ende lufton me ndjenjat dismorfike, duke thënë për Vogue: “Unë mezi shikohem në pasqyrë edhe sot e kësaj dite për shkak të asaj periudhe në jetën time”.

Motrat Hadid kanë kohë që dietat e tyre i kanë kontrolluara, në episodet e vjetra të “The Real Housewives Of Beverly Hills” u zbulua se dyshja ishin të gatshëm të bënin atë që duhej për t’u bërë modele, edhe nëse kjo nënkuptonte dieta kufizuese. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Kalo në kategori